Atentat me armë ndaj dy shqiptarëve në Athinë

Diaspora

Atentat me armë ndaj dy shqiptarëve në Athinë

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:19
Greqi

Dy shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur janë sulmuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm (11 nëntor) në Greqi.

Ngjarja ka ndodhur në Ambelokipi të Athinës, në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou dhe sipas policisë nuk pati persona të lënduar.

Siç raportojnë mediat helene dy shqiptarët ishin duke udhëtuar me makina, kur u sulmuan nga një motor me dy persona, të cilët mbanin në kokë kaskë.

Mësohet se një nga dy shqiptarët e sulmuar ishte pronari i një lokali në Liosia.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat