Italiania 62-vjeçare bëhet nënë, 'adoptoi' embrionet e një çifti shqiptar

Diaspora

Italiania 62-vjeçare bëhet nënë, 'adoptoi' embrionet e një çifti shqiptar

Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 23:05
Itali

Një 62 vjeçare u bë nënë për herë të parë mëngjesin e dy ditëve më parë. 62-vjeçarja solli në jetë një vajzë të shëndetshme që peshon 3 kg e 200 gramë. Gruaja u asistua nga mjekët e spitalit “Giovanni” në Romë.

E pyetur nga "Il Messangero", italiania zbuloi se donte të bënte fëmijë me çdo kusht.

Po prisja për njeriun e duhur për vite me radhë dhe më në fund e vendosa.

62-vjeçarja 'adoptoi' embrionet e një çifti shqiptar, dhe ju drejtua vendit tonë për të bërë këtë procedurë pasi në Itali është e ndaluar. Një procedurë e tillë në vendin tonë kushton nga 2,500 € - 5,000 € dhe nuk ka asnjë kufizim për gratë që nuk kanë një partner.

Por ky nuk është i vetmi rast në Itali, dy vjet më parë, në zonën e Campanias, një 62 vjeçare lindi një djalë, ndërsa një ndër rastet më të rrallë është ajo i Rosanna Della Corte-s, e cila lindi një djalë menjëherë pas vdekjes të së birit gjatë një aksidenti automobilistik, djalë që tani është 24 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat