Policia greke vret një shqiptar në kufirin e gjelbër - Bota Sot
Policia greke vret një shqiptar në kufirin e gjelbër

Diaspora

Policia greke vret një shqiptar në kufirin e gjelbër

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:18
Foto

Një shqiptar u vra pasditen e së enjtes nga policia greke në vendin e quajtur Visina, në zonën e Janinës.

Sipas burimeve nga vendngjarja, rreth orës 18.30, policia kishte ngritur një kurth për kapjen e trafikantëve të cilët kishin magazinuar më shumë se 100 kg kanabis.

Në kohën që tre persona të dyshuar mbërritën në zonë dhe po përgatisnin transportin, ndërhynë forcat policore. Sapo kuptuan se ndodheshin nën ndjekjen e policisë, trafikantët hapën zjarr me automatikë, duke plagosur lehtë një polic, i cili u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.

Forcat e rendit u përgjigjën duke lënë të vdekur në vend një prej trafikantëve, ndërsa dy të tjerët mundën të largohen dhe po kërkohen prej forcave të rendit. /tch

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test