20-vjeçari shqiptar punonte si “kopshtar” kanabisi në Britani për të mbajtur familjen - Bota Sot
20-vjeçari shqiptar punonte si “kopshtar” kanabisi në Britani për të mbajtur familjen

Diaspora

20-vjeçari shqiptar punonte si “kopshtar” kanabisi në Britani për të mbajtur familjen

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 19:18
Britani

Një shqiptar 20-vjeçar, i cili jetonte ilegalisht në Britaninë e Madhe, kujdesej për kultivimin e kanabisit në mënyrë që t’i dërgonte para familjes së tij në Shqipëri.E.Kuci ishte personi i vetëm që ndodhej në një shtëpi private në Horden, kur policia bastisi banesën më 16 Korrik të këtij viti.

Oficerët zbuluan 120 bimë kanabisi në tre dhoma të katit të dytë dhe 50 të tjera në papafingo, si dhe dalluan gjithashtu se ishte ndërhyrë në rrjetin elektrik.

Në seancën e zhvilluar në gjykatën e Durham u zbulua se e gjithë ndërtesa ishte adaptuar në mënyrë të sofistikuar për kultivimin e kanabisit, ku nuk mungonte ngrohja, drita dhe sistemi i ujitjes. Sipas autoriteteve, vlera e bimëve të gjetura nëse do të hidhej në treg do të shkonte 21 mijë deri në 31 mijë paund.

Kur u mor në pyetje, Kuci i tha policisë se ishte shqiptar dhe se kishte shkuar nga Franca drejt Britanisë me kamion. Fillimisht kishte punuar në një lavazh. Më pas ai u rekrutua nga një grup pakistanezësh, të cilët ishin në dijeni të faktit se i riu donte të bënte para për t’ia dërguar paratë familjes në Shqipëri.

Sipas hetuesve, Kuci kishte deklaruar se kishte shkuar tek banesa 4 muaj më parë i shoqëruar nga 2 persona. Një moment që kishte mbërritur, ata i kishin dhënë 2 mijë paund dhe i kishin thënë se do ta vizitonin çdo 10 ditë.

I riu shqiptar, i cili i mbushi të 20-tat në burg, pranoi akuzën e prodhimit të kanabisit. Megjithatë si nuk pranoi të jepte më shumë detaje për personat që qëndronin pas këtij operacioni kriminal, nga frika se trafikantët mund të kërcënonin familjen e tij në Shqipëri.

Ai u dënua me 20 muaj heqje lirie në një institucion dënimi për të rinjtë, ndërsa pas përfundimit të dënimit do të deportohet drejt vendit tonë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test