I pakënaqur me punën në Belgjikë, shqiptari sulmon shefin me ….

Diaspora

I pakënaqur me punën në Belgjikë, shqiptari sulmon shefin me ….

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:03
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar në Belgjikë ka sulmuar shefin e tij me thikë dhe tentoi ta qëllonte për shkak të një pakënaqësie në pune. Mediat belge shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në një kompani frutash në Antwerp.

Menaxheri i kërkoi punëtorit 36-vjeçar shqiptar që të ndryshonte sektor, por ai nuk ra dakord dhe mes tyre nisi një debat i ashpër. Më pas, shqiptari mori një thikë dhe filloi ta kërcënonte.

Menaxheri mundi ta shmangte sulmin, por mbeti i plagosur një punëtor tjetër i cili ndërhyri për t’i hequr dorën nga thika 36-vjeçarit. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por nuk është i aftë për punë për 16 ditë. Ndërkohë, 36-vjeçari shqiptar i cili jeton në Antwerp, do të dalë përpara Gjykatës ku do të përballet me akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat