Me kokainë dhe kaq shumë euro, pranga për 40 vjeçarin shqiptar - Bota Sot
Me kokainë dhe kaq shumë euro, pranga për 40 vjeçarin shqiptar

Diaspora

Me kokainë dhe kaq shumë euro, pranga për 40 vjeçarin shqiptar

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 08:36
Gjesendet e gjetura

Një 40 vjeçar shqiptar u arrestua mbrëmjen e së premten nga karabinierët në Stezzano, pasi dyshimeve të shumta për lëvizjet e tij.

Më konkretisht, rreth orës 22:00 të së premtes, në periferi të Stezzanos, shërbimet antidrogë të policisë identifikuan dhe ndalën një automjet tip Fiat 500.

Pas kërkimeve në mjet, policia gjeti 40 gram kokainë i ndarë në 29 porcione dhe e gatshme për t'u shitur. Gjithashtu, në mjet u gjetën edhe 8 mijë euro, para të konsideruara si të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike.

Kërkimi i mëpasshëm i shtëpisë ku banonte shqiptari, ka bërë të mundur gjetjen edhe të një sasie tjetër droge.

Rreth 150 gram kokainë e paketuar në 18 pako, u gjet e fshehur brenda një vazoje qeramike e vendosur në dhomën e ndjenjës.

Në një sirtar në kuzhinë, policia gjeti dy peshore elektronike dhe materiale të ndryshme për paketimin e narkotikëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test