Festë në Boras të Suedisë për nder të Flamurit Kombëtar

Diaspora

Festë në Boras të Suedisë për nder të Flamurit Kombëtar

Nga: Rustem Rama Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 07:23
Festë në Boras të Suedisë

Shqiptarët që jetojnë në Boras të Suedisë me 24 Nëntor  kishin festë të vërtet në objektin Parkhallen të këtij qyteti i cili ishte i mbushur me pjesëmarrës ishin afër 1000 pjesëmarrës

Shoqata me e madhe shqiptare ne Suedi Dardania nga qyteti Boras e cila numëron mbi 800 antarë me veprimtaret e vetë mbajti manifestimin për shenimin e Dites së Flamurit. Ky manifestim u mbajt në bashkëpunim ndermjet shoqates Dardania dhe Ministrisë së Diaspores si dhe qtytetit Boras.

Pas intonimit shumë bukur të Hymnit Kombëtar kënduar nga këngëtari i mirënjohur Nexhat Osmani u mbajtë pjesa akademike dhe ajo kulturore e muzikore. Një fjalë rasti e mbajti kryetari i shoqates Dardania në Boras i cili foli për rëndësinë e kësaj mbrëmje dhe për historikun e shoqatates Dardania në Borås. Mbrëmjen e përshëndeten përmes mesazhit edhe Ulf Olsson kryetar dhe Annette Carlsson zv.kryetare  e qytetit të Borasit.

Në pjesën kulturo-muzikore, me program të zgjedhur u prezantuan ansamble muzikore të fëmijëve,të rinjëve ,grave dhe burrave nga shoqata Dardania te cilet shkelqyen.

Mbrëmjen e begatuan edhe prezenca këngëtarve të mirënjohur Remzije dhe Nexhat Osmani të cilët kënduan deri në mesnatë.

Kjo mbrëmje u moderua nga antarja e shoqates Dardania Arjeta Kadriaj!

Rustem Rama

Shoqata shqiptare Dardania, Boras

Boras, Suedi

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat