“Skënderbeu” mbërrin në Bruksel

Diaspora

“Skënderbeu” mbërrin në Bruksel

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 08:09
Foto

Shqiptarët e Belgjikës përgatiten për festën e Pavarësisë.

“Skënderbeu” ka ardhur në Bruksel mbi kalë dhe me flamurin kuq e zi në dorë. Përballë simbolit futurist të Brukselit, Atomiumit, ky hero i rikujton Europës se shqiptarët kanë mbrojtur vlerat dhe identitetin europian te bashkuar.

Në këtë mënyrë e presin shqiptarët e Belgjikës këtë vit festën e Pavarësisë, falë grupit dhe shkollës “Vatra” me mbështetjen e deputetit shqiptar të Parlamentit të Brukselit, Ahmet Gjanaj.

“Është një moment i veçantë për komunitetin shqiptar në Belgjikë, por edhe shpresë, pasi siç ka thënë Skënderbeu dhe kjo është edhe moto e Belgjikës: “Bashkimi bën fuqinë”, tha Ahmet Gjanaj, deputet shqiptar i Brukselit.

Kryebashkiaku i Brukselit,  shpreson që Brukseli të bëhet edhe kryeqyteti i shqiptarëve, kur Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian, transmeton “Klan|.

“Shpresoj që brenda disa vitesh, shqiptarët do të mund të thonë që Brukseli është edhe kryeqyteti i tyre, pasi atëherë Shqipëria do të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian. Ne duhet të punojmë për këtë”, tha Philippe Close, kryetar i bashkisë së Brukselit.

Në aktivitet morën pjesë edhe ambasadorja e Shqipërisë pranë BE-së dhe Beneluksit, Suela Janina dhe ai i Kosovës, Bernard Nikaj, së bashku me qindra shqiptarë të Belgjikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat