Shqipet urojnë festat nga burgu i Londrës

Diaspora

Shqipet urojnë festat nga burgu i Londrës

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:31
Djemtë shqiptarë kanë dërguar foto nga një burgu i Londrës

Festat e Nëntorit, 28 dhe 29, janë shënjuese për çdo shqiptar dhe kjo pasqyrohet tek postimet e shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi disa djem shqiptarë kanë dërguar foto nga një burg i Londrës, Angli, dhe përshëndesin të gjithë shqiptarët.

I riu shqiptar që ka dërguar fotot, shkruan:

Jemi disa çuna në burg në Londër dhe përshëndesim të gjithë shqiptarët. Gëzuar festën e Pavarësisë të gjithë shqiptarëve. Jemi të dënuar për shuma të mëdha, por kjo nuk na pengon të kujtojmë atdheun dhe vendosëm të na shohë e gjithë Shqipëria se edhe këtu e festojmë ditën e Flamurit!”

Ironia qëndron në faktin se këta të rinj zgjodhën Anglinë për një jetë më të mirë, një jetë të cilën atdheu mëmë nuk ua ofron dot për shkak të politikave keqqeverisëse ndër vite.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat