Lobi Euro-Atlantik Shqiptar mori pjesë në mbrëmjen festive kushtuar 28 Nëntorit në Bruksel

Diaspora

Lobi Euro-Atlantik Shqiptar mori pjesë në mbrëmjen festive kushtuar 28 Nëntorit në Bruksel

Nga: Nebi Ajeti Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 13:20
Muhamet Belaj, ambasadorja Suela Janina, zëdhënësi i Kryesisë Qendrore,Skender Musliu

Zëvendësi kryetari i LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, Muhamet Belaj dhe zëdhënësi i Kryesisë Qendrore, Skender Musliu, morën pjesë në mbrëmjen festive të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë, dje në Bruksel, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 106-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me këtë rast, përfaqësuesit e LEASH-it, zonjës ambasadore Suela Janina ia përcollën Urimet më të sinqerta për Ditën e Pavarësisë, duke i dëshiruar Shqipërisë suksese në proceset e integrimeve në Bashkimin Evropian. Z. Belaj e z. Musliu, gjatë mbrëmjes u takuan edhe me bashkatdhetarë dhe veprimtarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë, nga të cilët morën vlerësime pozitive për punën dhe aktivitetet e LEASH.

“Gjatë mbrëmjes përfaqësuesit e LEASH-it patëm rastin të bisedojmë edhe me bashkatdhetarë dhe veprimtarë të shumtë që jetojnë dhe veprojnë në Belgjikë, nga të cilët morëm vlersime shumë pozitive për punën, aktivitetet, pikëpamjet, analizat dhe qëndrimet shumë konstruktive të LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, lidhur me zhvillimet aktuale në shtetet tona amë, të publikuara nëpër media të ndryshme”, thuhet në kominikatën e LOBIT EURO-ATLANTIK SHQIPTAR, dega në Bruksel.

LOBI EURO-ATLANTIK SHQIPTAR
BRUKSEL

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat