Olsi Beçi hap ekspozitën e fotografisë në International Disability Day

Diaspora

Olsi Beçi hap ekspozitën e fotografisë në International Disability Day

Nga: Beqir Sina Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 06:35
Olsi Beço

Olsi Beçi në bashkëpunim disavjeçar me Qendrën Jonathan hapën dyert për të festuar 10-vjetorin e Qendrës si dhe të ekspozitës së tij të parë të fotografi së me fëmijët me sindromën Down.

Në ekspozitë fotografi Olsi Beçi kishte përzgjedhur disa nga momentet dhe aktivitetet nga jeta e tyre.

1. Si lindi ideja për ekspozitën dhe çfarë të frymëzoi?

Pas eksperiencës sime disavjeçare, kisha menduar të hapja një ekspozitë timen për të dokumentuar punën time në Shqipëri dhe aktivitetet që organizohen këtu. Por kur njoha këta fëmijë me aftësi të kufi zuara dhe jetova momente bashkë me ta, e ndjeva si detyrim shpirtëror për t’i treguar të gjithëve që janë si ne. Ka ndodhur shpesh e njerëzit kanë paragjykuar dhe i trajtojnë si të sëmurë, kur në të vërtetë ata kanë vetëm një kromozom më shumë se ne.

2. A mendon që kjo është një mënyrë për t’i treguar shoqërisë shqiptare për të mos paragjykuar?

Në përgjithësi kemi një shoqëri të painformuar mbi fëmijët dhe personat me aftësi të kufi zuar. Ata ndihen të përjashtuar nga shoqëria. Janë të shumta rastet kur kanë ndodhur paragjykime nëpër kopshte apo shkolla ku distancohen nga moshatarët e tyre apo raste kur prindërit i largojnë fëmijët e tyre për të mos i afruar me këta fëmijë. Unë zgjodha pikërisht këtë ekspozitë fotosh për të treguar shpirtin e madh të tyre, shkëlqimin e pafajshëm të syve, aftësinë që kanë për të bërë art dhe dashurinë e madhe për të jetuar.

3. Kush ishte misioni i ekspozitës që doje të përcillje nëpërmjet fotografi së? Misioni im është që t’i tregoj me artin e fotografi së të gjithë shoqërisë që t’i përkrahim dhe t’i pranojmë fëmijët me aftësi ndryshe dhe të mos i pengojmë për të jetuar normalisht. Përkundrazi, këta janë produktivë për shoqërinë.

4. Si ishte reagimi i fëmijëve kur panë ekspozitën? Ishte lumturi për ta kur shikonin veten në foto dhe gëzonin me miqtë e tyre, kërcenin dhe vinin e më përqafonin. Ky ishte shpërblimi që mora për punën time si dhe falënderimet dashamirëse nga prindërit si dhe mbështetja nga institucionet e ndryshme, nga institucionet e shtetit shqiptar.

5. Si do ta përkufi zoje eksperiencën e ekspozitës në këtë fushë, pasi ti si fotograf dhe fi lmmaker në fushën e modës, dokumentarëve, fi lmave dhe aktiviteteve të ndryshme sociale, a kishe vështirësi? Kur e dashuron profesionin dhe punën tënde është shumë e thjeshtë ta shpalosësh atë në të gjitha fushat. Sigurisht, çdo eksperiencë e re ka vështirësitë e veta, por kur përkushtohesh me profesionalizëm, produktiviteti është pozitiv. Falënderimet dhe dashuria që marr janë shpërblimi më i madh i punës sime.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat