Gjenden në mes të rrugës 4 të rinj shqiptarë në Irlandë

Diaspora

Gjenden në mes të rrugës 4 të rinj shqiptarë në Irlandë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 15:20
Policia irlandeze

4 emigrantë të jashtëligjshëm kanë përfunduar në prangat e policisë irlandeze.

Bëhet fjalë për 4 të rinj shqiptar në të 20-at e tyre, të cilët u gjetën në mes të një rruge në rajonin e Midlands.

Ata u shoqëruan pranë Ballacolla, Co.Laois, nën akuzat e emigracionit të paligjshëm. Sipas mediave vendase, shqiptarë kanë aplikuar për azil, për të qëndruar në Irlandë.

Autoritete atje besojnë se të rinjtë u fshehën në pjesën e pasme të një kamioni nga Spanja drejt Irlandës. Trageti në të cilin ndodhej mjeti u ankorua në Ringaskiddy, Cork, përpara se kamioni të nisej për në Laois.

Policia lokale i zbuloi 4 të rinjtë rreth orës 22:30 të së hënës dhe pasi i morën të dhënat, ata u arrestuan për emigracion të jashtëligjshëm. “Ata ishin të sinqertë me oficerët e policisë për mënyrën sesi kishin shkuar në Irlandë, duke u shpjeguar gjithçka. Tani ata po aplikojnë për azil“, tha një burim për të përditshmen irlandeze “Independent”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat