Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i arrestuar

Diaspora

Detaje të reja nga vrasja e 18 vjeçarit shqiptar në Greqi, flet autori i arrestuar

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:49
Mario Isa

Autori i dyshuar i vrasjes së 18 vjeçarit shqiptar pretendon se e ka qëlluar aksidentalisht viktimës.

U arrestuari sipas mediave greke, është shoku i viktimës, i pretendon se nuk kishte qëllim për ta vrarë atë. Pak para krimit, viktima dhe autorit thuhet se kanë qenë në një kafene.

Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në posedim të 18 vjeçarit Mario Isa, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavala dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal, shkruan "Protothema"

Sidoqoftë, i riu i pafat nuk kishte pasur kurrë probleme me policinë. Paraprakisht, mjekësia ligjore bën me dije se një plumb që ka goditur në gjoks të ndjerin, i ka shpuar mushkërinë.

Hetuesit po përpiqen të zbulojnë se autori i ngjarjes, një 18 vjeçar ishte i armatosur dhe cilat ishin arsyet që qëlloi mbi të riun shqiptar.

I riu mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e shkuar rreth orës 22:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat