Përndiqte ish gruan, arrestohet 43 vjeçari shqiptar në Itali

Diaspora

Përndiqte ish gruan, arrestohet 43 vjeçari shqiptar në Itali

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 09:28
Policia italiane, foto ilustrim

Policia italiane ka arrestuar një  43-vjeçar shqiptar pasi përndiqte ish-gruan e tij.

43-vjeçari i shqiptar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua jashtë gjykatës, ku po zhvillohej seanca gjyqësore e divorcit.

Mediat italiane bëjnë të ditur se burri shqiptar përndiqte gruan dhe pas denoncimit të saj në polici, ai u dëbua në Shqipëri por edhe prej së largu vazhdonte që të përndiqte gruan.

Ditën e gjyqit, autoritetet italiane morën informacione se shqiptari ishte kthyer dhe sapo u përpoq të afrohej u arrestua para gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat