Zjarr në banesën e familjes shqiptare në Itali, rëndë nëna me dy fëmijët - Bota Sot
Zjarr në banesën e familjes shqiptare në Itali, rëndë nëna me dy fëmijët

Diaspora

Zjarr në banesën e familjes shqiptare në Itali, rëndë nëna me dy fëmijët

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:11
Ilustrim

Një zjarr i fuqishëm ka rënë gjatë natës së lënë pas në banesën e një familje shqiptare në Itali.

Më konkretisht ngjarja e rëndë ka ndodhur në komunën Firenzuola, të Firenze.

Si pasojë e flakëve kanë mbetur të dëmtuar nëna me dy fëmijët, djali 8 vjeç dhe vajza 11.

Mësohet se ata kanë pësuar djegie në mbi 50% të trupit dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se zjarri i rënë në orët e vona të mbrëmjes së enjte, ka ardhur teksa dy fëmijët kanë qenë duke lozur me çakmak, çka ka bërë që zjarri të përfshijë divanin.

Njëri nga vogëlushët iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa vajza ndodhet në reanimacionin e spitalit Meyer të Firenze.

Sakaq për shkak të gjendjes kritike, gruaja rreth 40 vjeçe, u transportua me helikopter drejt Torinos. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test