"Vija e Kuqe" e Presidentit Bush për Millosheviqin, meritë e Lobit Shqiptar në Amerikë në krye me Tomë Gjokaj" - Bota Sot
"Vija e Kuqe" e Presidentit Bush për Millosheviqin, meritë e Lobit Shqiptar në Amerikë në krye me Tomë Gjokaj"

Diaspora

"Vija e Kuqe" e Presidentit Bush për Millosheviqin, meritë e Lobit Shqiptar në Amerikë në krye me Tomë Gjokaj"

Nga: Nexhat Haziri Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Lobi Shqiptar

Vdekja e ish presidentit të SHBA-së, George H.W Bush ditë më parë ka rikthyer kujtesën e shqiptarëve në vitit 1992, vit ky kur Bush, si presidenti i parë amerikan që kishte vendosë vijën e kuqe Serbisë. Ai i ishte drejtuar ish president serb, Sllobodan Milosheviqit se nëse shkakton konflikt në Kosovë, forcat amerikane do të dalin kundër serbëve. Këto "Vija të Kuqe" nga presidenti Bush ndaj Millosheviqit erdhën në prag të festës së "Krishtlindjeve" andaj në opinion u intepretuan si "Kërcnimi i Krishtlindjeve" .Dhe tani me rastin e vdekjes së tij, në opinionin shqiptar u rikthye serish kujtimi për "Kërcnimin e Krishtlindjeve", duke rikthyer po ashtu një garë nga politikan e njerëz të mediave, duke ngritur teza e hipoteza se kush ishte më meritori që kishte ndikuar që presidenti Bush t'ia tregonte vijat e kuqe Serbisë, në rast se do të hapte konflikt në Kosovë në fillim vitet '90-ta. Politikan shqiptar të kohës, zunë rrjetet sociale e të mediave me deklerata të stilit " Më tha e i thash" nga takimet e supozuara me ish presidentin amerikan Bush që ka shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara ndërmjet viteve 1989 dhe 1993, por pa mundur t’i faktojnë këto takime e biseda për "Vijat e Kuqe". Thjeshtë si edhe jo rrallë herë, dekleratat e tyre, por edhe analiza e komente të kalemxhive të shëndrruar në sejmen të politikanëve, janë në drejtim të manipulimit të opinionit dhe shtrembërimit të së vertetës me qëllim të ndonjë perfitimi politik apo material. E vertata për meritat nese mund të shprehemi kështu, apo më mire të themi kontributi që çoi presidentin Bush për t'ia vënë "Vijat e Kuqe" makinerisë luftarake të Millosheviqit, i takojnë Lobit Shqiptar në SHBA, lob ky i përbër nga intelektual e përsonalitet me ndikim, ku spikat emri i veprimtarit të palodhshëm të çështjes shqiptare, Tomë Gjokaj nga Malësia e Mbishkodrës (tani në Mal të Zi), birit të mësuesit Kolë Gjonit Gjokajt, njëri nga pishtarët e parë të arsimit shqip në trevat e Malësisë së Madhe.

Toma ishte antar i Organizatës Presidenciale Amerikane, organizatë kjo e themeluar nga ish presidenti Ronald Regan. Antarët e kësaj organizate  janë pak nga amerikanët me të dedikuar për zgjedhjen dhe rizgjedhjen e Senatorëve Republikanë. Si perkushtim solemn emri i këtyre antarëve mbahet në arkivin"Lista e Nderit",  në letrat e përhershme të Presidentit George Bush.

Image

 

Toma (si asnjë shqiptar tjetër), ishte anëtar i Rrethit të Ngushtë Senatorial Republikan, të Partisë Republikane, ku bënin pjesë figurat më eminente amerikane. Ky anëtarësim i Tomës ishte caktuar nga një komision special i senatorëve amerikanë dhe përshëndetur e zyrtarizuar nga vetë presidenti i SHBA-ve, George  Bush i vjetri, i cili me një letër personale ishte drejtuar Tomë Gjokajt, që të pranoj anëtarësimin dhe të merrë pjesë në mbledhjen e Rrethit të Ngushtë Senatorial Republikan, me 2 e 3 maj të vitit 1990.  Vlen të theksohet se  sa  e  rëndësishme është kjo organizatë, që në gjirin e vet, një vit  më parë(1989), kishte  pranuar figurat; Joe Coors, Estee Lauder, Anrold Schwarzenegger,George Shultzdhe Sam Walton. 

Toma ishte i pari shqiptar që me ftesë personale nga presidenti Gjorgj Bush i vjetri , të marrë pjesë në inaugurimin e tij si president i SHBA-së dhe kjo tregon se sa i afërt ishte Tomë Gjokaj me administratën amerikane dhe familjen Bush, pasi jo vetëm si anëtar i Partisë Republikane, por edhe si mbështetës në forma të tjera pra edhe atë financiare të kampanjes së Bushit gjatë garës zgjerdhore për president të SHBA-ve, kishin bërë që Toma të ishte një personalitet i respektuar dhe me ndikim në Partinë Republikane por edhe në pergjithësi në administratën amerikane që drejtohej nga republikanët.

Pra ishin intelektualët shqiptar në SHBA, si Tomë Gjokaj dhe të tjerë që sensibilizuan administartën amerikane për çështjen shqiptare në përgjithësi në periudhën e thyerjeve të mëdha të sistemeve dhe në kohën kur Jugosllavia e Titos që ishte një burg për gjysmën e popullit shqiptar të mbetur për më shumë se një shekull jashtë kufijëve të Shqipërisë Londineze, ishte në gerhamat e fundit të ekzistimit të sajë, dhe në kohën kur Shqipëria po bëntë përpjekjet e para të thyerjes së izolimit dhe diktaturës komuniste afër gjysmë shekulli. Fjala dhe veprimtaria kombëtare e Tomë Gjokajt në këto vite do të zinte vend dhe do të merrte vëmendje të madhe në qarqet amerikane siç ishte rasti në vitin 1990, ku delegacionet serbe dhe shqiptare do të ballafaqoheshin para komisionit për dëshmi të kongresit amerikan, Toma me shokët e vet dhe njohjeve që kishin me shumë personalitete amerikane, kongresist dhe senator, si Joseph Diogradin, Tom Lantos, Villiam Broonfield, Bob Dole, Bin Gilman dhe shumë të tjerë, bënë të mundshme Dëshminë e Kongresit dhe delegacionit nga Kosova ti zgjatej dëshmia edhe për një orë më shumë nga se ishte paraparë më agjendë, për t'i dhën mundësi sa më shumë delegacionit tonë për ta demaskuar politikën hegjemoniste serbe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve. Në drejtim të sensibilizimit dhe njohjes amerikane me çështjen e Kosovës. Tomë Gjokaj do të përgadiste dhe do ta financonte vizitën e dyshes së kongresmenëve amerikan në Kosovë, Jozef Diogradin dhe Tom Lantosin në vitin 1990, të cilët për fat të keq pasi mbrrijnë në Beograd, autoritet serbo-jugosllave nuk iu lejon vizitën në Kosovë. Toma, krahas angazhimeve të tij me diplomatë të lartë amerikan për përkrahje të zgjedhjes së drejtë të çështjes së Kosovës, po ashtu u angazhua edhe në demokratizimin e Shqipërisë e cila kjo e fundit akoma po lëngonte nga pasojat e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës për dyzet vite e më shumë dhe kthimin e vemendjes dhe përkrahjes amerikane për shtetin shqiptar. 

Me mbështetje të fortë të veprimtarëve intelektualë shqiptarë, në krye të cilëve qëndronte Toma Gjokaj, në qershor të vitit 1986, kongresmeni DioGuardi prezantoi në Kongresin Amerikan, Rezolutën numër 358, për mbrojtjen e të drejtave të humane të shqiptarëve nën Jugosllavi. Të nesërmen, miku i ngushtë i Tomës, senatori Bob Dole, prezantoi në Senatin Amerikan Rezolutën numër 150, me po të njëjtën përmbajtje. Me këto të dy rezoluta, çështja e Kosovës dhe shqiptarëve nën Jugosllavi, do të marrë një kahje shpresëdhënëse drejtë një ringjalljes kombëtare. 

Në vitin 1987, kongresmeni Dioguardi me veprimtarin Tomë Gjokaj, pas një zhvillimi në Kongresin Amerikan, bashkë me kongresistët Tom Lantos e William Broomfield, takojnë në Washington DC, Presidentin e Amerikës, Ronal Regan, ku diskutojnë për dhunën dhe presion serb ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të okupuara nën Jugosllavi. 

Më 1988, në manifestimin kushtuar Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Tomë Gjokaj gjatë fjalës përshendetëse të tij për të pranishmit, për të parën herë para publikut shqiptar prezantoi dhe ftoi në skenë Joseph Dioguardin. Në praninë e qindra bashkatdhetarëve Toma apeloi tek të gjithë shqiptarët që të mbështesin rikandidimin e Joseph DioGuardit, me origjinë shqiptare, për anëtar në Kongresin Amerikan.

Image

Më 27 janar 1989, një delegacion veprimtarësh, intelektualë dhe biznismenë të dalluar të komunitetit shqiptar të New York-ut, u pritën në një takim special në Washington DC. nga zëvendëspresidenti amerikan, George Bush, ku ata i shprehën shqetësimin e tyre për situatën dramatike në Kosovë, dhe kërkuan që SHBA-të, të ndërmarrin masa të rrepta kundër agresionit serb të udhëhequr nga diktatori Millosheviq.

Delegacioni shqiptar ishte i përbër nga Joseph Dioguardi, Tomë Gjokaj, Ramadan Xhema, Sami Repishti, Agim Leka, Selaudin Vela dhe Riza Koliqi. Gjithashtu analët e historisë do të duhet ta shënojnë edhe aktivitetin tjetër të Tomë Gjokajt, i cili bashkë me afaristin dhe patriotin e njohur shqiptar Xhim Xhemën kishin sjellë në komunitetin shqiptarë presidentin George Herbert Bush dhe Senatorin Robert Dole, që në atë kohë po bënin më shumë se askush tjetër presion ndaj pushtetit serb për ta ndalur politikën diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Jo rastësisht, ky ishte edhe kombinimi i dyshes më të shkëlqyer i liderëve amerikanë, që luajtë rol të rëndesishëm në mbështetjen dhe sensibilizimin e çështjes së Kosovës. 

Me shtimin e terrorit shtetëror të Serbisë mbi shqiptarët dhe Kosovën, Toma së bashku edhe më intelektual dhe veprimtarë të tjerë, do të angazhohej fuqishëm për ndriçimin e shkeljes së të Drejtave të njeriut në Kosovë, ku duhet cekur angazhimin e tij në komisionet e kongresit dhe senatit amerikan, dhe në shtypin amerikan të asaj kohe, ku do të njoftonte mbi vrasjen e të rinjve shqiptar në ish armatën popullore të Jugosllavisë, të cilët propaganda serbe i plasonte në opinion si vetëvrasje të të rinjve shqiptar në ish APJ-në.

Për helmimet e femijëve në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë jugosllave, që ndodhën në fillim të vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj shqiptarë, kryesisht nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje në entet parashkollore, Toma foli publikisht  në festën Kryengritjes së Malësisë, që e drejtonte ai, mbajtur në New York në prill të vitit 1990.

Për këtë rast Toma ishte drejtuar me një letër speciale presidentit George H. W. Bush; "Shkëlqesia Juaj George H.W. Bush   ...Qeveria serbe pohon se fëmijët shqiptarë janë duke aktruar, po si është e mundur që mijëra fëmijë në Kosovë që të ndërmarrin një veprim të tillë, kur asnjë fëmijë i vetëm serb nuk është prekur nga helmi?    ...Shkëlqesia Juaj, është e pagabueshme të thuhet që fëmijët shqiptarë janë helmuar epidemikisht, dhe më keq, vetëm fëmijët shqiptarë janë prekur nga ky helm..."     

(Your Excellency George H.W. Bush    ...The Serbian government claims that the children are acting, but how can thousands of children in Kosovo be putting on an act without a single Serbian child being affected by the poison? Your Excellency, it is unmistakable that Albanian children were poisoned epidemically, and more regrettably, only Albanian children were affected by this poison...)

Pra "Kërcnimi i Krishtlindjeve" bërë nga ish presidenti Bush në dhjetorin e vitit 1992 për Millosheviqin, nuk ishte i rastësishëm, por si rezultat i kontributit të Tomë Gjokajt, Gjekë Gjonlekaj, Xhim Xhema,  Ekrem Bardha, Sami Repishti, Agim Leka, Selaudin Vela, Riza Koliqi, personaliteteve dhe intelektualëve të tjerë të mbledhur rrethë lobit të fuqishëm shqiptarë në SHBA,të cilët aktivitetin e tyre patriotik, bënë që çështja shqiptare të ketë vëmendjen e plotë dhe të vendosur të administratës amerikane.

Image

 

Veprimtaria e këtij lobi, i përbër nga këta patriot kishte marrë përmasa inkurajuese në sensibilizimin e opinionit amerikan dhe të administratës amerikanë për gjendjen në të cilën ndodhej Kosova dhe pjesët e tjera të shqiptarëve në ish-Jugosllavi kishte filluar para viteve '90, me demostrata dhe takime të shumta me kongresmen dhe senator amerikanë dhe forma të tjera, bënë që çështja shqiptare të merrte një trajtim serioz nga amerikanët. Këtu duhet sjellur në vëmendje marsin e viti 1989, kurë Kosovës i suprimohet autonomia nga regjimi fashist i Beogradit, një grup aktivistësh malësorë nga New Yorku, organizojnë demonstratë para selisë së Kombeve të Bashkuara, ku qëndrojnë për 24 orë 15 ditë e natë me radhë për të protestuar kundër padrejtësive që i bëheshin popullit shqiptarë të Kosovës nga regjimi i Milosheviqit. Në ballë të kësaj demonstrate do të gjendeshin patriotët , ata të cilët morën mbi shpatullat e tyre sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar për këtë veprim të padrejtë të Serbisë ndaj Kosovës, si Tomë Gjokaj, Zef Pashko Deda, Gjekë Gjonlekaj, Zef Camaj, Prelë Sinishtaj, Pashko Camaj, Vasel Camaj etj.

Mik dhe përkrahës i presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova 

Tomë Gjokaj(dikur pedagog në Kosovë), ishte mik dhe përkrahës i presidentit historik të Kosovës, tashmë të ndjerë, Dr.Ibrahim Rugova. Në një nga takimet e tij, me ish presidentin Rugova, në maj të vitit 1990, në një vizitë të delegacionit nga Kosova, të prirë nga ish Presidenti Rugova, Toma në shenjë admirimi dhe respekti, do ti bënte dhuratë presidentit tonë, një orë dorë në vlerë prej 5000 dollarësh amerikan, orë të cilën presidenti Rugova do ta mbante gjatë në dorën e tij. Ndërsa me rastin e vrasjes së Tomës, presidenti Rugova në telegramin ngushëllues drejtuar familjes Gjokaj, në SHBA, do të shprehej se humbja e Tomës, ishte një humbje e madhe jo vetëm për familjen por për gjithë shqiptarët. Ndër të tjera presidenti Rugova në telegramin ngushëllues vlerësonte lartë kontributin e Tomë Gjokaj, në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe ndërkombëtarizimin e sajë.

Në ceremoninë e varrimit të ndjerit Tomë Gjokaj, të cilën e udhëhoqi Kongresmeni Joseph Dioguardi, në praninë e qindra bashkatdhetarëve tha; "Sa herë kemi shkuar në Washington së bashku dhe se askush tjetër nuk ka lobue më shumë se  ti dhe une Tomë.

Image

Për fund

Liria dhe Pavarësia e Kosovës, demokratizimi i Shqipërisë dhe çlirimi i saj nga diktatura komuniste nën regjimin e monstrumit Enver Hoxha, procese këto që shenuan shekullin shqiptar, mbajnë vulën e kontributit të madhë të Tomë Gjokajt dhe personaliteteve të tjera të intelektuale të shqiptarëve në SHBA. Kontribut i këtyre patriotëve si Tomë Gjokaj, është obligim për shoqërinë shqiptare si në Prishtinë po ashtu edhe në Tiranë, për t’u vlersuar dhe respektuar duke i dhënë vend meritor kujtesës dhe respektit të figurave të tyre në shenime të përvjetorëve qoftë të çlirimit, pavarësimit të Kosovës dhe shenimve të përvjetorëve të thyerjes së diktaturës komuniste në Shqipëria dhe hapjes së këtij vendi ndaj botës demokratike e perendimore, e sidomos në vënjen e mardhënjeve me SHBA dhe ndihmës që kjo e fundit i dha shtetit shqiptar për rimkëmbje nga aparteidit Enverist. Pa Tomë Gjokajn, Gjekë Gjonlekajn, Xhim Xhemën  Ekrem Bardhën, Sami Repishtin, Agim Lekën, Selaudin Velën, Riza Koliqin dhe përsonalitete të tjera të Lobit Shqiptar në SHBA, historia e jonë është e mangët dhe shoqëria jonë do të jetë mosmirënjohëse ndaj kontributit të madhë të këtyre kolosëve. Pa këta intelektual e manjat të fuqishëm shqiptarë, nuk do të shëmbej Serbia, as nuk do të fitonim lirinë as Pavarësinë e Kosovës.

Andaj bazuar në veprimtarinë e intelektualëve, patriot shqiptarë të mbledhur rreth Lobit Shqiptar në SHBA, opinioni në Kosovë dhe më gjërë, e ka të qartë të vërtetën si “ditën për diell”, se meritorët për “Vijat e Kuqe” të presidentit Bush për ish diktatorin Milosheviq, janë këta njerëz të fisit dhe gjakut tonë në tokën tejoqanike, njerëz që nuk i kërkuan asgjë vendit, por dhanë gjithçka për të.

Mbase ato që i shkruam dhe shumë aktivitete të tjera të cilat nuk arritëm që t’i shkruajm në këtë artikull janë dëshmi të së vërtetës historike.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test