Pas rafinerisë së heroinës së 2 shqiptarëve, Padova 'shkundet' nga Policia

Diaspora

Pas rafinerisë së heroinës së 2 shqiptarëve, Padova 'shkundet' nga Policia

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 08:39
Padova 'shkundet' nga Policia

Karabinieria e Padovës ka kryer shpesh, operacione në qytet kundër drogës, ku ndër më të sukseshmit përmendet konfiskimi i 30 kg heroinë. Heroina u gjet brenda një apartamenti që ishte shndërruar në një rafineri të vërtetë nga dy shqiptarë, të cilët u arrestuan të dy.

Pas këtij zbulimi, shërbimet policore janë shtuar për të ndaluar trafikun dhe shpërndarjen e drogës dhe dje, në orën 17:00, karabinierët me ndihmën e Forcave të Kompanisë së ndërhyrjes operacione nr.4, batalionit “Veneto" të Mestre kanë bërë një kontroll të pazakontë të territorit në zonat e qytetit që janë identifikuar si më problematike.

Si rrjedhim,në pranga këtë herë kanë rënë kryeisht shtetas afrikanë, pa dokumente qëndrimi, me sasi të vogla marihuane me vete ose deri dhe nga ata që kryenin veprime të turpshm në publik duke u treguar pjesët intime.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat