Prokuroria italiane kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn dhe ja sa për të tjerët e grupit

Diaspora

Prokuroria italiane kërkon 18 vite burg për Moisi Habilajn dhe ja sa për të tjerët e grupit

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Grupi i Moisi Habilaj

Prokuroria  italiane ka bërë kërkesa për dënime shembullore për trafikantët shqiptarë të drogës të grupit Habilaj, njoftojnë sot mediat italiane, përcjell Syri.net.

Prokurori i Catania-s këtë mëngjes paraqitir pretencën për të pandehurit që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Midis tyre është Moisi Habilaj, kushuriri i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Saimir Tahiri, shkruan media italiane.

Për të gjykatësi Antonio Bonomo kërkoi dënimin më të lartë, 18 vjet e 8 muaj burg.

Në burg, që nga fundi i vitit 2017, Moisi Habilaj e ndodhi seancën në hehstje prapa hekurave të një sallë gjyqi të katit të dytë të gjykatës së Catania-s.

Dhjetra të afërm të të pandehurve prisnin tek dera.

Moisi Habilaj konsiderohet nga akuza si njeriu në krye të një karteli të specializuar në prodhimin e marihuanës nga Shqipëria.

Bashkëfajtorët me të shqiptarë janë po ashtu në listën e njerësve në gjykim.

Për Meridian Sulaj janë kërkuar 12 vjet dhe katër muaj, ndërsa për Fatmir Minaj u kërkua lirimi.

Nazer Seiti, i konsideruar si financieri, rrezikon 6 vjet burg.

Organizata, e cila në Shqipëri gëzonte mbrojtje nga disa krerë të Policisë, e kryente trafikun kryesisht nga deti me anije peshkimi.  

Po ashtu, kërkesa për dënime u dhanë për italianët, që ishin bashkëpunëtorë të ëktij grupi.

Hetimet italiane, të kryera nga Guardia di Finanza u bashkuan në një dosje me atë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të Tiranës.me lupë zmadhuese është parë i afërmi politik i Habilajt. Tahiri ka hedhur poshtë gjithmonë akuzat ndaj tij, por hetimi ndaj tij vazhdon.

Në Itali, hetuesit shqiptarë arritën në fund të muajit. Të gjitha pyetjet e tyre në burgun e Bicoca, habilaj vendosi t’u përgjigjet, por përmbajtja e prcesverbalit për momentin nuk u zbulua.

Dyshimet për bashkëpunimin e supozuar të burrave të shtetit dhe trafikantëve vazhdojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat