Lobi i shqetësuar me vrasjen e shqiptarëve në Greqi - Bota Sot
Lobi i shqetësuar me vrasjen e shqiptarëve në Greqi

Diaspora

Lobi i shqetësuar me vrasjen e shqiptarëve në Greqi

Nga: N.Sh Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 13:59
LOBI

Lobi Euro Atlantik Shqiptar përmes një shkrimi në Facebook, kanë folur për raportet shqiptaro-greke, dhe vrasjen e shtatë shqiptarëve nga grekët për vetëm pak javë.

Lobi thotë se, po vdesin shqiptarët në mënyrë misterioze në Greqi.

“Lobi Euro – Atlantik Shqiptar e fton Qeverinë e Republikës së Shqipërisë që t’a ngritë zërin, jo vetëm pranë autoriteteve greke, por edhe në të gjitha institucionet e Bashkimit Europian si dhe Kombet e Bashkuara, sepse bëhet fjalë për vrasje në seri, ngjarje të shëmtuara, anticivilizuese dhe në baza etnike që shkelin, përveç tjerash, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Qeveria Shqiptare duhet t'iu del në ndihmë qytetarëve që jetojnë në Greqi në mënyrë shumë më serioze ti denoj aktet kriminele albanofobe të shtetit fqinjë sepse kjo bëhet në kontinuitet tani më gati dy dekada”, shkruan Lobi, transmeton gazeta “Bota sot”.

Më poshtë shkrimi i Lobit:

KUR URREJTJA SHËNDRROHËT NË PATOLOGJI

Për fat të keq, në një hark kohor prej disa javësh, në Greqi janë vrarë apo ekzekutuar shtatë shqiptarë rezident të shtetit grek.

Ditë më parë, në moshën 18 vjeçare para shtëpisë së tij, u ekzekutua shqiptari Marios Isak, i cili ishte anëtarë i një klubi futbollistik lokal, në qytetin e Kavallës.

Përveç këtij rasti, viteve të fundit kemi shumë raste të tjera, ku nëpër burgjet e Greqisë, vdesin shqiptarë « në mënyrë misterioze », edhe pse shumë mirë dihet se bëhet fjalë për ekzekutime mizore nga autoritetet e burgjeve greke.

Arsyet e vetme të këtyre vrasjeve janë vetëm sepse ata ishin shqiptar.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, me këtë rast i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave duke dënuar ashpër ekstremizmin, dhunën dhe gjuhën e urrejtjes së nacionalistëve grek, që cënojnë sigurinë dhe dinjitetin e mërgatës shqiptare të Greqisë.

Këto vrasje me motive politike dhe nacional – shoveniste kanë për qëllim mbjelljen e pasigurisë dhe terrorit në mërgatën shqiptare të Greqisë.

Organizata e LEASH-it ftonë publikisht autoritetet e Republikës së Shqipërisë respektivisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, të jenë pranë familiarëve të viktimeve duke iu ofruar ndihmë ligjore dhe financiare, kurse nga autoritet greke kërkon që sa më shpejtë t’i zbardhë të gjitha rastet dhe vrasësit të nxirren para drejtësisë.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar e fton Qeverinë e Republikës së Shqipërisë që t’a ngritë zërin, jo vetëm pranë autoriteteve greke, por edhe në të gjitha institucionet e Bashkimit Europian si dhe Kombet e Bashkuara, sepse bëhet fjalë për vrasje në seri, ngjarje të shëmtuara, anticivilizuese dhe në baza etnike që shkelin, përveç tjerash, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Qeveria Shqiptare duhet t'iu del në ndihmë qytetarëve që jetojnë në Greqi në mënyrë shumë më serioze ti denoj aktet kriminele albanofobe të shtetit fqinjë sepse kjo bëhet në kontinuitet tani më gati dy dekada.

Në bazë të të dhënave, këto vrasje, në raste të shumta, kryen nga nacionalistë dhe shovenistë grek, që shquhen për veprimet e tyre të dhunshme, e që i takojnë një partie politike ekstremiste që në flamurin e sajë ka shenjën e nazistëve, e orientuar në përgjithësi kundër të huajve, e në veçanti ndaj emigrantëve shqiptarëve për të cilët kanë një fobi patologjike.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar konsideron se qeveria greke apo institucionet shtetërore në përgjithësi, shumë pak kanë bërë, jo vetëm në parandlimin e këtyre vrasjeve makabre, por nuk kanë ndërmarrë pothuajse asgjë në shuarjen e kësaj partie politike, e cila për fat të keq përfaqësohet edhe në Parlamentin grek ku i promovon politikat e saja nacionaliste.

Edhe përkundër faktitit se mëgata shqiptare, është e integruar, punon dhe me djersë mbanë familjet e tyre, duke ia paguar taksat shtetit grek, prap se prap ata në jetën e përditshme maltretohen, diskreditohen dhe nënçmohen nga shteti greke duke iu bërë pengesa të mëdha administrative dhe institucionale.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar pyet se deri kur shteti shqiptar do të sillet me inferioritet ndaj shtetit grek !? Si po duket politika shqiptare është në mbrojtje sepse nuk ka një strategji të vërtetë për çështjet madhore kombëtare.

Shqipëria dhe Greqia kanë shumë çështje të hapura nga e kaluara, të cilat Shqipëria hezitonë ti trajtojë me shtetin grek. Si shembull po marrim Ligjin e Luftës që Greqia ende e ka në fuqi ndaj Shqipërisë, sepse Shqipëria nuk insiston në anulimin e tij, ose çështja e Çamërisë as që diskutohet, si dhe shumë tema tjera po aq të rëndësishme.

Me këtë rast i bëjmë thirrje mërgatës tonë në Greqi, që të ketë kujdes, mos të bie në grackën e provokimeve primitive të nacionalistëve grek, t’i shmangen çdo konflikti të mundshëm dhe për çdo rast të informohet policia, sepse vetëm me vetpërmbajtje dhe me qetësi mund t’a kontrollojmë situatën e krijuar jo me fajin e tyre.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar i bën thirrje institucioneve greke që t’a ndryshojë kursin e veprimit të saj nacionalist, sepse mosveprimi i tyre u jep hapsire partive ekstremiste greke dhe fushëveprim të duhur për ativitetet e tyre të shfrenuara shoveniste ndaj shqiptarëve, shumica e të cilëve janë edhe shtetas grek.

Po ashtu Lobi Euro – Atlantik Shqiptar nuk don të besojë që këto vrasje – ekzekutime po ndodhin në një shtet fqinjë, anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Europian, e cila në politikën e saj të jashtme promovon djepin e civilizimit dhe demokracië.

Neve do të kishim dashur që Greqia të jet shtet i civilizimit dhe demokracisë, mirëpo ajo me veprimet e saja dekadave të fundit , sikurse e ve në dyshim këte.

Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...