Amir Pali - Polici shqiptar i plagosur pjestar i uniformave blu NYPD ka lënë spitalin me nderime nga kolegët

Diaspora

Amir Pali - Polici shqiptar i plagosur pjestar i uniformave blu NYPD ka lënë spitalin me nderime nga kolegët

Nga: Beqir Sina Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 07:05
Amir Pali - Polici shqiptar i plagosur pjestar i uniformave blu NYPD ka lënë spitalin me nderime nga kolegët

Zyrtarët e NYPD dhe qindra policë në uniform, pjestar te komunitetit përshëndeten  kolegun e plagosur kur ai u largua sot nga spitali ne Staten Isalnd duke e nderuar ate si një hero

STATEN ISLAND NYC : Amir Pali pjestar i uniformave blu doli nga spitali sot- duke u nderuar si një hero nga pjestar te komunitetit,  kolegët dhe zyrtart e NYPD , i veshur me një xhakavento blu të policis - që mbante në shpinë një stampën të madhe me inicialet NYPD - dhe në kokë mbante një kapë me stampën e vulës së Shoqatës Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, flamurin shqiptar dhe atë amerikan.

Gjate ketyre diteve  mbare komuniteti Shqiptar dhe punonjësit shqiptaro-amerikanë të ruajtjes së rendit, nga Shoqata Amerikane Shqiptare e Policisë Iliriane, kryetari i saj Ylli Dauti - u lutën cdo dite për shëndetin e policit Shqiptar pjestar i unifirmave blu të policisë së Nju Jorkut, i cili u plagose rende te dielen ne mbremje(9 dhjetor) nga nje plumb qe goditi ate ne trup.

Polici i uniformave blu te  Nju Jorkut, Amir Paljevic, (Amir Pali) i plagosur por jashte rrezikut per jeten mori një përshëndetje të heroit nga qindra kolegë pasi u doli nga Spitali i “Staten Island Hospital” sot të martën pasdite.

Amir Pali, i plagosur ne anen e djathtë pershendeste turmen e njereze ne te dy krahet e trotuarit te spitalit me dorën majtë, teksa ata brohorisnin dhe duartrokistin  jashtë spitalit.

Pali, 26 vjeç, u shoqerua nga bashkëshortja e tij , prindërit e tij dhe punonjësit mjekësorë me bluzat të bardha, të cilët gjithashtu u perfshin ne kete gezim, dhe shtynin atë përgjatë trotuarit deri te parkingu me nje karrige me rrota, ndërsa banda frymore e NYPD luajti pjesen "Scotland The Brave".

Pali simbas raportit te policise njujorkeze thuhet se u qëllua aksidentalisht gjatë një konfrontimi vdekjeprurës me një pijanec që kishte  qëndruar jashtë shtëpisë së tij në Staten Island dhe duke bërtitur të shtunën në mbrëmje, duke kerkuar ndihmen e policise ne numerin e saj 9/11.

Faustino Dioso, 50 vjeç, u qëllua per  vdekje kur ai hyri ne shtepi dhe doli me nje arme gjysme automatike, duke përdorur një machete me një teh 14 inç pasi thirri: "Ikni! Më lini mua! ", sipas zyrtarëve te policise  dhe një fqinji që dëshmoi incidentin.

Pali dhe partneri Salvatore Balisteri, kanë qëlluar gjashtë her ndaj 50 vjecarit Dioso, por ende eshte e paqartë nëse plumbi që goditi Palin u doli nga arma e kolegut te tij Balisteri ose ishte një goditje e fortë nga arma e te vrarit  thote policia, duke shtuar se laboratori i kriminalistikes do ta percaktoi.

Amir Pali eshte një polic i Departamentit te Policise se New Yorkut - NYPD,  me prejardhje shqiptare, dhe është plagosur në stomak të dielën mbrëma ne oren 10;30.

Ai është dërguar menjëherë në spital  në gjendje serioz por të qëndrueshme, dhe jashterrezikut per jeten.

Policia është duke hetuar rastin se nëse plumbi që goditi policin shqiptar ishte nga shoku i tij, polic gjithashtu. Deri më tani po dyshohet se plagosja e Amir Palit ka qenë e paqëllimtë.

Sipas raportimeve nga mediat amerikane e gjithë ngjarja është e incizuar nga kamera që kishte në trup polici shqiptar.

Amiri dhe shoku i tij polic ishin në ndjekje të një personi  të dyshuar. Nga raportimet e mediave, në incizime shihet i dyshuari duke bërtitur “Më goditni”.

“Po dridhem! Ende nuk po më besohet!”, u shprehë një banore e lagjes.

 
Image
Image
 
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat