Pubi shqiptar në Londër ndalon pagesat kesh shkaku i plaçkitjeve

Diaspora

Pubi shqiptar në Londër ndalon pagesat kesh shkaku i plaçkitjeve

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Sistemi i pagesave pa para të gatshme mund të jetë më i sigurt dhe më i përshtatshëm, por a është më i popullarizuar në publikun e gjerë?

Pas një sulmi nga hajnat në barin (pub-in) “Crown and Anchor” që gjendet në jug të Londrës, Arbër Rozhaja nga Kosova që jeton në Londër ka vendosur se “mjaft është mjaft”.

Hajnat kërkonin vetëm para të gatshme (kesh) pas thyerjes së barit, por çfarë nëse nuk ka pasur fare të holla brenda këtij bari?

Image
Arbër Rozhaja

Rozhaja, drejtor menaxhues në barin (pub-in) “London Village Inns”, ka kalkuluar shumën e transaksioneve të parave të gatshme (keshit) dhe ishte i habitur.

“Diku rreth 10-13 për qind e të ardhurave totale ishin para të gatshme dhe pjesa tjetër ishin pagesat me kartela debiti dhe krediti”, thotë Rozhaja, shkruan BBC.

Kështu që, në muajin tetor, bari “Crown and Anchor” ishte plotësisht pa para të gatshme.

Konsumatorët mund të përdorin debit kartelat, kredit kartelat dhe pagesat pa kontakte fizike, duke përfshirë Android Pay dhe Apple Pay. Por një 5 funtëshi nuk do t’ju çojë askund.

Në plot tabelat me tekste paralajmëruese për konsumatorët rreth barit të Rozhajës shkruante: “Kërkojmë falje, por është epoka digjitale”.

Image

Katër pikat tjera të barit të Rozhajës tashmë refuzojnë pagesat me para të gatshme, përveç dy të tjerave që priten ta bëjnë këtë veprim nga Viti i Ri.

Ajo çfarë filloi si një lëvizje për të penguar hajnat, doli të jetë një vendim me kohë për biznesin, sipas Rozhajës.

Për stafin e rrjetit të bareve “London Village Inns”, përfitimi nga të punuarit pa para të gatshme është se më nuk kanë nevojë që të numërojnë tërë ato monedha në fund të ndërrimit natën vonë. Dhe menaxherët nuk kanë më nevojë që të udhëtojnë nëpër qytet me çanta plot me para të gatshme për t’i depozituar në bankë.

Madje ka edhe pagesa shtesë për procesin e transaksioneve me para të gatshme kundrejt atyre digjitale, thotë Rozhaja. Ai shton se ndërsa ka pasur disa ankesa nga konsumatorët, përgjigjja në përgjithësi ishte pozitive. Nuk ka pasur fare rënie në biznes.

Image

“Koha është e shkurtër për mua që të kem një analizë të thukët, por nëse do të ishte e keqe do ta shihnit menjëherë”, thotë ai.

Por, a është paraja e gatshme duke vdekur në Britani të Madhe?

Paraja e gatshme, siç thotë Rozhaja, shpesh është një telashe. Dhe nëse ajo përbën një pjesë të parëndësishme në qarkullim, pse mos ta heqësh atë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat