Letër e hapur Zonjës Mogherini

Diaspora

Letër e hapur Zonjës Mogherini

Nga: N.Sh Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:40
Mogherini

Lobi Euro Atlantik Shqiptar i ka shkruar një letër të hapur Përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherinit.

Lobi ka kundërshtuar deklaratën e Mogherinit në lidhje me kufijt e Kosovës.

"Nëse deklarata juaj është edhe qëndrim i Këshillit të Ministrave të Unionit Europian, atëherë fatkeqësisht, kjo ne n’a kujton Konferencën e Berlinit të vitit 1878 dhe Konferencën e Londrës të 1913-ës, kur territori i shqiptarëve në Ballkan u coptua dhe iu nda disa shteteve të sotme, sikurse Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kurse kufiri i atëherëshëm i Shqipërisë Natyrale u përgjysmua", shkruan Lobi në facebook transmeton gazeta" Bota sot". 

Ja shkrimi i plotë:

Letër e hapur Zonjës Mogherini

Zonja Mogherini

Me keqardhje të madhe dëgjuam deklaratën t’uaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Unionit Europian në Bruksel, ku u diskutua për Ballkanin Perëndimor, me ç’rast ju thatë se kufit e Kosovës mund të ndryshojnë por pa zhvendosjen e popullatës dhe jo me ndarje në baza etnike.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar konsideron se deklarata e juaj paraqet një perceptim të gabuar të realitetit, sepse ndryshimi i kufive të Kosovës është një rrezik eminent që mund të shkaktojë efektin domino me shtrirje edhe në shtete tjera qe do të çonte drejt një destabilizimi të plotë të Ballkanit Perëndimor.

Ne kundështojmë ashpër deklaratën t’uaj, të cilën e konsiderojmë si të pa përgjegjshme dhe në kundërshtim me parimin për mosndryshimin e kufive. 
Zonja Mogherini, kur keni marrë përgjegjësitë për udhëheqjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, së pari është dashur të dini se Republika e Kosovës nuk është shtet presidencial, që don të thot se, sikurse presidenti i Kosovës që nuk ka mandatin të negociojë dialogun për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme me Serbinë, ashtu edhe ju nuk keni mandatin nga Unioni Europian të jeni pjesë e negociimit të ndryshimit të kufirit të Kosovës.

Zonja Mogherini, ju si Përfaqësuese e Lartë e Unionit Europian për bashkëpunim dhe siguri, që don të thot se preokupimet, detyrat dhe kompetencat tuaja primare do të duhëj të ishin, përveç tjerash, ruajtja e sigurisë në Europë. Ndërsa sipas deklaratave tuaja ju deshmoni të kundërtën, respektivisht me akseptimin e idesë për ndryshimin e kufirit të Kosovës, ju mund të prodhoni pasiguri, mbi të gjitha, në një rajon edhe ashtu të trazuar , në Ballkanin Perëndimor. 

Nëse deklarata juaj është edhe qëndrim i Këshillit të Ministrave të Unionit Europian, atëherë fatkeqësisht, kjo ne n’a kujton Konferencën e Berlinit të vitit 1878 dhe Konferencën e Londrës të 1913-ës, kur territori i shqiptarëve në Ballkan u coptua dhe iu nda disa shteteve të sotme, sikurse Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë, kurse kufiri i atëherëshëm i Shqipërisë Natyrale u përgjysmua. 

Pasojat e këtyre dy konferencave, shqiptarët e Ballkanit i vuajnë sot e asaj dite. 

Ndërsa ju Zonja Mogherini, prap jeni për coptimin edhe të metejë të trojeve shqiptare dhe doni t’i dhuroni nga to ende Serbisë ?! 
Me këto veprimi, Zonja Mogherini, ju dilni jashta kompetencave t’uaja dhe për fat të keq bëheni viktimë e makinerisë serbe të propagandës, për çka ata janë të specializuar.

Ate çka Millosheviqi nuk arriti t’a fitojë me luftë, tani ju e pranoni me lehtësi të bëhet në paqe. Ndarja e Kosovës është vetëm hapi i parë drejt krijimit të Serbisë së madhe, sepse pas Kosovës rradhën e ka bashkangjitja e Republikës Serbe te Bosnjës me Serbinë.

Organizata jonë shtron pyetje, si mund të bisedohet në Bruksel për ndryshim të kufirit, ku populli i Kosovës jo vetëm që nuk është deklaluar, por botërisht dihet se ai kategorikisht është kundër, si dhe Qeveria e Kosovës është prononcuar kundër kësaj ndarje.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, Zonja Mogherini kërkon nga ju dhe institucionet europiane, të trajtoni këtë çeshtje me shumë maturi dhe kujdes, sepse nuk duhet harruar se Republika e Kosovës që nga viti 2008 është shtet i pavarur dhe i njohur ndërkombëtarisht nga shtetet më të fuqishme të demokracisë perëndimore, përfshirë këtu edhe shtetin t’uaj Italinë, e konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, prandaj të gjithë kemi obligim t’a respektojmë Rendin Kushtetues, sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, në kufijt e saj kushtetues.

Ju duhet t’a dini Zonja Mogherini, që para arritjes së një Marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë, pa ndryshimin e kufijve egzistues , paraprakisht Serbisë duhet t’i vihen disa kushte të domosdoshme dhe të panegociushme, sikurse : kërkim falje për masakrat, mizoritë dhe terrorin 150-vjeqarë që Serbia ia shkaktoi popullit të Kosovës , t’a pranojë gjenocidin , t’i pranojë përdhunimet e grave dhe vajzave shqiptare të Kosovës, t’u paguajë viktimava dëmet, ti kthej të pagjeturit e luftes, të gjithë kriminelët e luftës që shëtisin lirshëm në Serbi dhe në Europë t’i dorëzohen drejtësisë nderkombëtare, paguaj dëmët e luftës që arrinë shumën e mbi 25 mliliard euro, si dhe kërkohët nga ta ta njohin Pavarësinë e Republikes së Kosovës.

Siç e dini Republika e Kosovës dhe Serbia viteve të fundit kanë nënshkruar shumë Marrëveshje për normalizimin e marrëdhënive, por pala serbe nuk ka respektuar e as zbatuar asnjërën nga ato. 

Në këtë kontekst, po përmendim vetëm një shembull ku Serbia nuk rrespekton marrëveshjet e nënshkruara. Bëhet fjalë për marrëveshjen e 12 pikëshe mbi normalizimin e marrëdhënieve e cila thot se Serbia dhe Kosova nuk do t’a pengojnë njera tjetrën në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe institucioneve ndërkombëtare. Kështu Serbia, jo vetëm se pengon Kosovën në proçeset integruese europiane, por diplomacia saj në mënyrë sistematike ka bërë propagandë të egër, në rastin konkret, kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatën ndërkombetare të policisë, Interpol, në UNESCO, si dhe propagandat dhe lobimi serb për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga shtetet që ende nuk e kanë pranuar si dhe për tërheqjen e disa njohjeve.

Në fund po përmendim edhe liberalizimin e vizave, ani pse nuk është temë e këtij reagimi. Është krejtësisht e papranueshme që Republika e Kosovës, si shteti më i ri në botë, për pavarsimin e së cilës aktivisht kontribuoi edhe bashkësia ndërkombëtare, të mos ketë lëvizje të lirë në Bashkimin Europian, sidomos duke marrë para sysh faktin se ajo i ka përmubushur të gjitha obligimet që lidhen me heqjen e vizave. Kurse Serbia, e cila shkaktoi dhe shkatërroi ish republikat jugosllave, lëvizë lirshëm nëpër Europë, madje edhe kriminelët e luftës janë prezent gjithandej Europës.

Kjo don të thot se në vend që të ndëshkohet agresori, ndëshkohet viktima, që për neve është e papranueshme. Duke përkdhelë dhe shpërblyer Serbinë gjenocidiale, Bashkimi Europian po shkelë mbi viktimat, dhimbjet, masakrat, torturat dhe aktet çnjerëzore që shkaktoi Serbia, jo vetëm gjatë luftës së Kosovës më 1999, por për shpërnguljet dhe vrasjet masive të shqiptarëve që bëri që nga viti 1871–1878, 1912, 1914-1918, 1941-1945.

Lobi Euro – Atlantik Shqiptar, Zonja Mogherini, nga ju kërkon që të promovoni vlerat fundamentale të demokracisë europiane, t’i inkurajoni proçeset integruese të Bashkimit Europian, e jo të flisni për ndarjen e territoreve, që ishte karakteristikë e shekujve të kaluar.

Lörrach/ më 12.12.2018 
Kryesia e Lobit Euro – Atlantik Shqiptar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat