Diaspora e Luginës së Preshevës: Kosova jonë e dashur, urime ushtria!

Diaspora

Diaspora e Luginës së Preshevës: Kosova jonë e dashur, urime ushtria!

Nga: Dashnim Hebibi Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 15:21
Ushtria e Kosovës

Me këtë rast, duke shpresuar shumë, se në këtë ushtri do të kenë vend edhe bijtë e Luginës së Preshevës, ju drejtohen edhe Presidentit, qeverisë së Kosovës, që të mos lëjnë anash pjesën tjetër të atdheut, që bijtë e asaj etnie të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Edhe diaspora e Luginës së Preshevës, si gjithmonë edhe kësaj here, në çdo situatë që kanë kaluar tokat shqiptare, ishte afëredhe ate në çdo formë, prandaj, ndanë gëzimin me të gjithë vëllezerit gjithandej atdheut dhe gjithkah ku jetojnë shqiptarët në gjithë botën, duke i uruar Kosovës ushtrinë. Pas 20 vitesh nga përfundimi luftës në Kosovë, Kosova tash më, do të ketë ushtrinë e saj. E gjithë mërgata e Luginës së Preshevës, datën e 14 dhjetorit do ta shënojnë si të veçantë, historike, ku deputetët e Parlamentit të Kosovës, unanimisht, votuan pro ushtrisë me 107 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kjo pjesë e atdheut nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, që jetojnë në Zvicër, të bashkuar si gjithmonë me aktivitete humanitare për të mirën e atdheut me vite e vite, në shoqata, si Shoqata Humanitare „Medvegja“ me qendër në Fully, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ në Gosau, Asociacioni „Sos Medvegjë-Çamëri“ me qendër në Gjenevë, Këshilli Organizativ i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së për diasporë me qendër në Zvicër, si dhe Shoqata Kulturore „Jehona“ në Zvicër, urojnë një zëri Kosovën.

Ata ndër të tjera për medien tonë thanë: “Të dashur vëllezër të Kosovës, sot është ditë e veçantë për gjithë Kosovën, tash e tutje do të kemi ushtrinë. Sot shqiptarët janë edhe më të fortë, sot jemi edhe më të gëzuar, sot dhe gjithmonë do ti kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për Kosovë e shqiptari në përgjithësi, që të kemi shtetin dhe tash ushtrinë. Besojmë shumë, se do të jemi shumë shpejt pjesë e NATO-s. Padyshim, se jemi falënderues SHBA-së dhe të gjithë miqëve tanë ndërkombëtarë, që na kanë përkrahur dhe po na përkrahin.

Është gëzim i papërshkrueshëm, që të shohim bijtë tanë, me uniformën e dashur të ushtrisë, duke shëryber me dinjitet në gjithë teritorin e Kosovës, për këtë tokë, që kanë dhënë jetën shumë dëshmorë. Ushtria e Kosovës do të ruaj edhe stabilitetin rajonal dhe do të ndërtoj paqe githandej.

Me këtë rast, duke shpresuar shumë, se në këtë ushtri do të kenë vend edhe bijtë e Luginës së Preshevës, ju drejtohen edhe Presidentit dhe qeverisë së Kosovës, që të mos lëjnë anash pjesën tjetër të atdheut, që bijtë e asaj etnie të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës. Vlenë të theksohet, sepse që mbrëmë, por edhe sonte e nesër, nëpër shumë qytete të ndryshme të Zvicrës, janë mbajtur e do të mbahen ndeja të ndryshme festive.

Kosovë, urime ushtria! Unitet, punë dhe bashkëpunim të përjetshëm me SHBA-në dhe miqtë e tjerë ndërkombëtarë, të mirat tjera, do të vijnë sigurt. Kryesitë e këtyre shoqatave me anëtarët e saj, urojnë me zemër Kosovën, Dardaninë e lashtë, duke kujtuar gjithmonë dëshmorët nëpër kohë të ndryshme që kanë rënë për tokat shqiptare, Presidentin historikë të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe gjithë patriotët, që kurrë nuk u ndalën për të mirën e atdheut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat