Aksident në Itali, dy shqiptar të Kosovës të lënduar

Diaspora

Aksident në Itali, dy shqiptar të Kosovës të lënduar

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:48
Ilustrim

Dy shqiptar të Kosovës përfundojnë në spital pas aksidentit në Itali

Dy shqiptarë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor të ndodhur në Ponte delle Priula të Italisë.

Automjeti u tyre u përmbys pasi u përplas fillimisht me një makinë tjetër. Sipas mediave italiane, të plagosurit janë 22-vjeçar me iniciale K.H. dhe 26-vjeçari me iniciale R.B., shqiptar i Kosovës.

Dy shqiptarët u dërguan në spital dhe raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dinamika dhe shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat