E la zemra teksa po e ndiqte policia angleze, si vdiq shqiptari një muaj pasi kishte mbërritur

Diaspora

E la zemra teksa po e ndiqte policia angleze, si vdiq shqiptari një muaj pasi kishte mbërritur

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:09
Franci Çoku

 

Një 26-vjeçar shqiptar është ndarë nga jeta në Angli pasi pësoi atak kardiak.

Franci Çoku pësoi infarkt 30 ditë pasi mbërriti në Angli.

Mediat raportojnë se Franci ishte pa dokumente dhe u pikas nga autoritetet angleze, të cilat u vunë në ndjekje të 26-vjeçarit.

Ai ishte duke u kthyer nga puna dhe pak para se të mbërrinte në shtëpi, i riu shqiptar pësoi atak kardiak dhe humbi jetën.

Ndërkohë, familja e tij në Mucias, Divjakë, ka bërë apel për ndihmë për të kthyertrupin i cili ndodhet ende në Angli.

Në rrjetet sociale është hapur një numër llogarie për të mbledhur disa para, të cilat do ta ndihmonin për të kthyer trupin e tij në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat