Urime e Gëzuar, Ushtrinë Republika e Kosovës.
Urime e Gëzuar Ushtrinë e Republikës e Kosovës, bashkëkombëse shqiptarë, kudo që frymoni, kudo që jeni në mbarë rruzulllin tokësor!
Bashkësia Shqiptare “Ilirida” në Cyrih, përkrah dhe mbështetë fuqishëm Ushtrinë e Republikës së Kosovës e cila është bazament dhe kulm i Sovranitetit, që do të organizohet dhe armatoset sipas standardeve të shteteve më demokratike perëndimore, me qellim që Kosova të jetë garantues e paqes së përhershme në rajon dhe më gjerë.
Mirënjohje të thellë dëshmorëve të rënë për liri dhe pavarësi të Kosovës, veteranëve të luftës, invalidëve të luftës, të gjithë atyre që në forma të ndryshme kontribuuan, dhe sidomos miqve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës në veçanti për prezencën e vazhdueshme në politik bërjen dhe në ndihmën e pa kursyer për shtetin e Kosovës.
Urojmë që të Rit e të Rejat, të këtij vendi, të rreshtohen në ushtrinë më te re të kohës, duke shërbyer me dinjitet të plotë dhe me përgatitje profesionale, dhe në bashkëpunim me Forcën më demokratike të kohës së sotme moderne.
Në radhët e kësaj Force, shpresojmë se do të ketë edhe të RI, e të REJA, bile një numër të kufizuar, nga tërë trojet autoktone!
Ushtarë e Oficerë të Ushtrisë së Kosovës, Urime festat e fund vitit, Urime Vitin e Ri 2019.
Bashkësia Shqiptare “ILIRIDA” Cyrih – CH
Zürich: 18.12.2018