Kjo është dieta që shkakton diabet, duhet ta dini - Bota Sot
Kjo është dieta që shkakton diabet, duhet ta dini

Dieta

Kjo është dieta që shkakton diabet, duhet ta dini

Më: 27 mars 2019 Në ora: 19:07
Ilustrim

Nga gjithë llojet e dietave, më të rrezikshmet janë ato në të cilat hapësira mes vakteve është tepër e gjatë.  Të rrish për orë të tëra pa konusmuar asgjë, shkakton efekte anësore të rrezikshme.

Ekspertët kanë paralajmëruar se të tilla dieta ndonëse mund të të ndihmojnë për të humbur peshë, mund të përkeqësojnë nivelet e insulinës duke shkaktuar kështu diabet.

Përpara se të ndjekin një regjim të tillë ushqimor, njerëzit duhet të dinë se çfarë pasojash po marrin përsipër.

Pavarësisht humbjes së peshës, dietat e “agjerimit” dëmtojnë pankreasin, shkaktojnë diabet dhe probleme të tjera shumë serioze për shëndetin.

Njerëzit mbipeshë, zakonisht zgjedhin të tilla dieta (ku iu duhet të qëndrojnë shumë kohë pa ngrënë), për tu dobësuar shpejt, por duhet të marrin parasysh se pasojat janë potencialisht shumë serioze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...