Mos hani banane në mëngjes! E thonë dietologët

Dieta

Mos hani banane në mëngjes! E thonë dietologët

Më: 13 prill 2019 Në ora: 07:37
Ilustrim

Frutat janë mjaft të mira për shëndetin tonë, e do të ishin zgjidhja ideale për çdo mëngjes. Por, duhet të jeni të kujdesshëm çfarë zgjedhje bëni, pasi nëse konsumoni një banane, më vonë do të ndjeni këputje.

Dietologët thonë se për shkak të përqindjes së sheqerit në masën 25%, fruti duket se të jep energji në momentin që e konsumon, por shkakton gjendje gjumi dhe këputje pak kohë më pas.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet të shmangni bananen, por idealja është që ta shoqëroni me një ushqim tjetër. Nëse e përzieni me kos e fara të ndryshme, efekti i bananes do të jetë më i mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat