Dieta ushqimore për më pak kile në belin tuaj

Dieta

Dieta ushqimore për më pak kile në belin tuaj

Më: 16 prill 2019 Në ora: 16:52
Ilustrim

A keni bark të fryrë dhe do të dëshironit menjëherë të humbisni disa centimetra të belit? Mos u shqetësoni: ndiqni një dietë që përfshin disa ushqime që kanë këto përfitime dhe ju do t’i humbni në një kohë fare të shkurtër!

Për të parandaluar ndjenjën e fryrjes është më mirë të shmangni ushqimet që promovojnë fermentimin në stomak, siç është çamçakëzi, pije të gazuara dhe në përgjithësi ushqime të yndyrshme.

Nuk duhet të hani shumë shpejt për të shmangur gëlltitjen e ajrit dhe për të hequr qafe mbajtjen e ujit, me një dietë që përfshin 2-3 fruta sezonale në ditë. Përveç kësaj është e rëndësishme t’i jepni trupit ujin që i nevojitet. Paradoksalisht, është furnizimi i pakët i ujit që shkakton mbajtjen e ujit.

Pastaj ka disa ushqime që janë perfekte për këtë qëllim, të përshkruara nga ‘Vanity Fair’. Mollët, për shembull, janë të pasura me fibra dhe nxisin tretjen, pastaj vjen papaja, e cila si kivi është e pasur me ujë dhe vitaminë C. Papaja gjithashtu përmban papain, një substancë që promovon tretjen.

Kopra ka përfitime të mëdha pastruese dhe ndihmon tretjen e ushqimit në sajë të anetholit, një substancë që nxit eliminimin e gazrave të zorrëve.

Limoni është gjithashtu i përsosur. Asparagu përmban fibra të çmuara dhe kripëra minerale, të tilla si magnez dhe kalium, të cilat janë thelbësore për të luftuar mbajtjen e ujit dhe për të luftuar akumulimin e lëngjeve të tepërta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat