Konsumimi i orizit shkrin kilet e tepërta - Bota Sot
Konsumimi i orizit shkrin kilet e tepërta

Dieta

Konsumimi i orizit shkrin kilet e tepërta

Më: 1 maj 2019 Në ora: 23:13
Oriz

Konsumimi i vetëm 50 gramë orizi më shumë çdo ditë mund të ndihmojë në parandalimin e trashjes, sugjeron një hulumtim.

Shkencëtarët kanë provuar se nivelet e obezitetit janë dukshëm më të ulëta në vendet që konsumojnë sasi të mëdha orizi, transmeton KosovaPress.

Vendet me konsum mesatar më të ulët të orizit kanë norma më të larta të njerëzve me mbipeshë, sipas një studimi ndërkombëtar prej 136 vendeve. Studiuesit thonë se fibra që gjendet në kokrra të tëra si orizi mund të rrisë ndjenjat e ngopjes dhe të parandalojë kilet e tepërta.

Profesor Tomoko Imai nga Kolegji Doshisha Women of Liberal Arts, Kioto, Japoni, drejtoi hulumtimin. Ata shikuan konsumin e orizit në terma të gramëve në ditë për person dhe konsum kalori në 136 vende.

Ekipi shikoi gjithashtu të dhënat mbi indeksin e masës trupore (BMI) - një masë e yndyrës trupore bazuar në peshën tuaj në raport me lartësinë tuaj.

"Vëzhgimet sugjerojnë se norma e obezitetit është e ulët në vendet që hanë orizin si ushqim kryesor. Prandaj, një ushqim japonez ose një dietë aziatike ushqimore e bazuar në oriz mund të ndihmojë në parandalimin e trashjes”, tha Imai.

Studiuesit kanë llogaritur se edhe një rritje modeste e konsumit të orizit mund të zvogëlojë përhapjen mbarë botërore të obezitetit.

Ata thanë se nëse të gjithë konsumojnë 50 gramë oriz më shumë çdo ditë, numri i njerëzve me mbipeshë do të binte nga 650 milionë në 643.5 milionë.

Bangladesh konsumon më së shumti oriz, tregoi hulumtimi, me njerëz që hanë një mesatare prej 473 gramë në ditë. Pasojnë Laosi me 438 gramë, Kamboxhia 438, Vietnami 398 dhe Indonezia me 361 gramë. 

Në fund të listës renditet Tunizia, ku njerëzit konsumojnë mesatarisht vetëm 2.59 gramë oriz çdo ditë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...