Dieta e orizit integral, si të dobësoheni për 9 ditë

Dieta

Dieta e orizit integral, si të dobësoheni për 9 ditë

Më: 2 maj 2019 Në ora: 09:41
Ilustrim

Orizi integral është i shëndetshëm dhe këshillohet që me të të ndiqet një dietë e cila premton humbjen e disa kilogramëve në pak ditë. I varfër në kalori, i pasur me vlera ushqyese, orizi integral është ideal për t’u kthyer në formë brenda një kohe të shkurtër, por pa hequr dorë nga shija.

E veçanta e kësaj diete është se lejon që të konsumohen pjata të blloshme. Gjithashtu krahas orizit integral klasik mund të konsumohet edhe ai i kuq dhe i zi.

Orizi integral përmban një sasi të madhe fibrash, vitaminash dhe kripërash minerale, përveçse është lehtësisht i tretshëm. Jo më kot dieta e orizit integral është ideuar nga mjeku gjerman Walter Kempner, i cili është i specializuar në kurat kundër obezitetit.

Orizi integral është ushqimi ideal për të zhdukur barkun e fryrë si dhe për të luftuar celulitin. Kjo dietë zgjat mesatarisht nëntë ditë, por mund të shkojë deri në 10.

Faza e parë është më e vështira pasi parashikon që për tre ditë me radhë duhet të hahet vetëm oriz integral dhe gjatë ditës mund të konsumoni maksimumi një frut dhe një zarzavate për të eliminuar toksinat nga trupi.

Në fazën e dytë nis dieta e vërtetë. Kjo pasi në mëngjes, drekë dhe darkë, duhet të konsumoni vetëm 50 gramë oriz, të shoqëruar me pak mish pule, peshku, djathë, karotë, selino, karçof ose majdanoz. Kjo fazë zgjat mesatarisht 6 ditë, por kush do mund ta çojë edhe shtatë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat