Dieta 24-orëshe që pastron trupin nga toksinat; Receta e lëngut ‘magjik’ që duhet të pini çdo dy orë

Dieta

Dieta 24-orëshe që pastron trupin nga toksinat; Receta e lëngut ‘magjik’ që duhet të pini çdo dy orë

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 20:52
Foto

Përgjatë historisë, ne nuk kemi qenë kurrë më shumë se sot të ekspozuar ndaj kaq shumë substancave helmuese si metalet e rënda: merkuri, alumini, bakri, plumbi, nikeli, kadmiumi; ndaj ndotësve atmosferikë, medikamenteve, kimikateve, pesticideve,etj.

Shumica e tyre janë shfaqur në një kohë kaq të shkurtër dhe duhen dekada derisa shkencëtarët të zbulojnë rrezikshmërinë që sjellin në shëndetin tonë.

Toksinat paraqesin kërcënime të shumta. Ato helmojnë drejtpërdrejt turpin, duke dëmtuar trurin, mëlçinë, sistemin nervor qendror dhe shumë organe të tjera jetësore. Ato dobësojnë sistemin imunitar, duke ju bërë më të prekshëm ndaj sëmundjeve, por më e keqja nga të gjitha është se ato tërheqin dhe ushqejnë kanceret, viruset, bakteret dhe agjentë të tjerë patogjenë që janë të rrezikshëm për shëndetin. Në fakt, këto toksina janë faktorët kryesorë që nxisin kancerin dhe shumë sëmundje të tjera si alzhajmeri.

Dieta me bazë lëngjet

Një mënyrë ndihmëse për programin e detoksikimit është edhe dieta 24-orëshe, gjatë së cilës nuk duhet të konsumoni asgjë tjetër përveç lëngjeve që përmbajnë selino, kastravec dhe mollë.

Nëse keni nevojë për varietete, mund të shtoni spinaq dhe koriandër, por përbërësit kryesorë duhet të jenë selinoja, kastraveci dhe molla. Ky është kombinimi i duhur për të siguruar ekuilibrin ideal të kripërave minerale, potasit dhe sheqerit, që të stabilizohet niveli i glicemisë ndërkohë që trupi pastrohet nga toksinat.

Pini 300-600 ml lëng, çdo dy orë.

Mos fusni gjë tjetër në gojë përveç ujit. Do të ishte mirë që të pinit 300 ml ujë një orë pas çdo gote me lëng. Gjatë gjithë ditës duhet të pini në total gjashtë gota me lëng dhe gjashtë me ujë.

Herën e parë që do ta provoni, zgjidhni një fundjavë që do të jeni në shtëpi. Nëse nuk keni bërë asnjëherë më parë detoksikim, helmet që dalin nga trupi mund t’ju shkaktojnë parehati. Nëse ndodh kjo, shtrihuni dhe pushoni. Pasi ta keni bërë disa herë këtë proces, do ta keni më të lehtë, madje mund ta zgjasni deri në dy ditë. Planifikoni që të qëndroni në shtëpi ditën e dytë, nëse ju bien energjitë. Në fakt, për shumë njerëz ndodh e kundërta, marrin energji.

Mund të eksperimentoni duke i shtuar lëngut edhe përbërës të tjerë, si lakrën kale në vend të spinaqit ose pak koriandër apo xhenxhefil për shije. Mos e mbingarkoni. Selinoja, kastraveci dhe molla mjaftojnë për të larguar toksinat. Nëse shtoni diçka më shumë, zini vendin e këtyre përbërësve thelbësorë.

Nëse e bëni këtë çdo dy javë, keni për të arritur rezultate të shkëlqyera detoksikimi dhe do ta ndieni vërtet ndryshimin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat