Kardiologu më i mirë në Evropë me dietën 5 ditore, mënyra më e mirë për të humbur kg - Bota Sot
Kardiologu më i mirë në Evropë me dietën 5 ditore, mënyra më e mirë për të humbur kg

Dieta

Kardiologu më i mirë në Evropë me dietën 5 ditore, mënyra më e mirë për të humbur kg

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 09:20
Ilustrim

Dieta e duhur është më se e nevojshme për mirëqenien tonë.

Nëse ju apo ndonjë i afërm i juaji keni probleme me mbipeshën, atëherë prezantohuni me dietën pesë-ditore.

Kjo dietë është rekomanduar nga një kardiolog i njohur europian. Burimi kryesor i proteinave në këtë dietë janë vezët, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, aktiviteti fizik është më se i nevojshëm.

Dita 1

Dreka: 1 portokall, 1 filxhan me kos dhe 1 vezë;

Darka: 2 vezë të ziera, 2 copa tost, gjysmë kastraveci, pak peshk dhe 2 domate;

Dita 2

Dreka: 1 portokall, 1 filxhan kos, 1 vezë e zierë;

Darka: 125 gramë mish të kuq, një filxhan me kafe ose çaj pa sheqer, një portokall;

Dita 3

Dreka: 1 kastravec, 1 portokall, 1 vezë e zierë;

Darka: 125 gramë mish i kuq, pak tost dhe një filxhan me kafe ose çaj pa sheqer;

Dita 4

Dreka: tost, 1 portokall, 125 gr djathë;

Darka: e njëjtë si darkat e tjera;

Dita 5

Dreka: tost, 200 gr peshk i gatuar, 1 domate;

Darka: Karota të ziera dhe patate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...