Dieta me jogurt, ja pse kosi duhet të jetë pjesë e tryezës suaj - Bota Sot
Dieta me jogurt, ja pse kosi duhet të jetë pjesë e tryezës suaj

Dieta

Dieta me jogurt, ja pse kosi duhet të jetë pjesë e tryezës suaj

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:40
Ilustrim

Ky ushqim ndihmon në humbjen e peshës, falë pranisë së madhe të enzimave brenda tij, luan një funksion detoksifikues dhe anti-inflamator të zorrëve, si dhe rikthen në mikroflora bakteriale.

Është gjithashtu i pasur me kalcium, i dobishëm për dhëmbët dhe kockat, dhe vitaminë B12, për shëndetin e flokëve dhe thonjve.

Në mëngjes, 125 g kos me pak yndyrë janë të mira, të shoqëruara nga një kafe ose një çaj pa sheqer ose me biskotë.

Në mes të mëngjesit dhe drekës, një sallatë me fruta ose perime, si kopër, dy selino dhe dy karota, plus 125 g kos me pak yndyrë.

Për pjesën tjetër, ndiqni një dietë të pasur me fruta, perime dhe peshk.

Benefitet e jogurtit

Kosi natyral është më i pasuri në baktere të mira, mikroorganizma që sigurojnë një ekuilibër më të mirë ( pra funksionimin) të florës së zorrëve sepse kryejnë një veprim detoksifikues, lehtësojnë procesin e tretjes dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut.

Për tu mbushur me këto mikroorganizma, është mirë të zgjidhni një produkt me fermente të gjalla laktike, në veçanti laktobacile dhe bifidobaktere, të cilat kanë diçka ekstra: ato janë në gjendje të arrijnë aktiv dhe të paprekur në zorrë, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen e tyre.

Për të pasur një florë bakteriale të shëndetshme, konsumoni kos të thjeshtë në kombinim me fibra të tretshme, si tërshëra, krunde dhe elb: këto ushqime përmbajnë prebiotikë, substanca që nxisin përhapjen e baktereve të mira.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...