Harrojini dietat drastike, këto hapa do t’ju ndihmojnë të humbni peshë pa vuajtur - Bota Sot
Harrojini dietat drastike, këto hapa do t’ju ndihmojnë të humbni peshë pa vuajtur

Dieta

Harrojini dietat drastike, këto hapa do t’ju ndihmojnë të humbni peshë pa vuajtur

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 19:16
Ilustrim

Bëni pjesë edhe ju në grupin e atyre njerëzve që dëshirojnë të humbin peshë, por nuk mund t’i shkojnë asnjëherë deri në fund dietës? Nesë po, mos u shqetësoni, pasi ju jeni të vetmit. Dietat drastike nuk janë zgjidhja e duhur për humbjen në peshë. Pse duhet t’i shkaktoni vetes vuajtje kur ka mënyra të tjera që mund t’ju ndihmojnë të arrini qëllimin tuaj. Këto hapa do t’jua thjeshtojnë procesin e humbjes së peshës.

Filloni me hapa të vegjël. Në përgjithësi, kur njerëzit fillojnë dietën marrin masa drastike. Në këtë mënyrë gjasat që ta mbani deri në fund këtë regjim janë të pakta. Filloni duke shtuar disa perime dhe ushqime të shëndetshme në dietën tuaj, duke zëvendësuar me ngadalë ushqimet jo të shëndetshme.

Kërkoni për ushqime të shëndetshme të shijshme. Edhe ushqimet e shëndetshme janë të shijshme. Filloni të provoni gjëra të reja të shëndetshme derisa të kuptoni çfarë ju pëlqen vërtet.

Mos hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar. Herë pas here mund të hani ushqimin tuaj të preferuar edhe pse mund të mos jetë i shëndetshëm, por pa e tepruar. Ka rëndësi që 90% e ushqimeve që konsumoni të jenë të shëndetshme, pjesa tjetër mund të jenë ato “tundimet” që shumicën e kohës ia privojmë vetes.

Mos u fiksoni me kaloritë. Mos e teproni me to, por as mos konsumoni më pak se 1500 kalori në ditë. Kjo gjë do ta ndalojë ndjenjën e urisë që na shoqëron gjithë kohën kur jemi në dietë.

Ushtrohuni, por duke u argëtuar. Mos bëni asnjëherë ushtrime ose sporte që nuk ju pëlqejnë, por gjeni një që do ta bënit me dëshirë.

Vendosini vetes qëllime dhe festoni kur i arrini ato. Kjo gjë do t’ju mbajë të motivuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...