Jeni me dietë dhe nuk po dobësoheni? Arsyet pse nuk humbisni peshë

Dieta

Jeni me dietë dhe nuk po dobësoheni? Arsyet pse nuk humbisni peshë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 12:53
Ilustrim

Nuk ka asgjë më të keqe sesa mbajtja e pasuksesshme e dietave. Mundoheni, hiqni dorë nga shumëçka, vuani, kurse treguesi i peshores mbetet aty ku ishte edhe para dietës. Lind pyetja pse? Ndoshta ngaqë ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në mbipeshë, e që kurrë nuk iu kanë shkuar ndërmend.

Nuk merrni mjaft vitamina- Gratë që, krahas mbajtjes së dietës, marrin edhe preparate multivitamine, kanë apetit më të vogël sesa ato që nuk marrin preparate të tilla. Shkencëtarët nuk e dinë pse ndodh kjo, por është më se e qartë se marrja e vitaminave, sidomos e vitaminës B, rrit djegien e dhjamërave dhe e ul stresin.

Celulari- Shkencëtarët kanë konstatuar se përdorimi i celularit para se të bini në gjumë, mund të shkaktojë pagjumësi, e kjo nuk është mirë për ata që janë në dietë. Në të vërtetë, është parë se njerëzit që flenë më pak se 5 orë gjatë natës, janë 32% më të rrezikuar nga mbipesha, për dallim nga njerëzit që flenë 7 orë.

Pijet dietetike- Studimet kanë treguar se vetëm një pije dietetike në ditë, i rrit për 31% gjasat që të jeni me mbipeshë. Kjo vjen për shkak se ëmbëltuesit artificialë të këtyre pijeve e përgatisin organizmin tuaj për marrjen e madhe të kalorive, duke ndikuar që organizmi të djegë më pak dhjamëra apo kalori të tjera. Në vend të pijeve të gazuara është më mirë që të pini çaj.

 Mëlçia dembele- Mëlçia është djegësi kryesor i dhjamërave në organizëm, por nëse ajo është tepër e ngarkuar me helme, siç është alkooli, ajo nuk mund t’i shkrijë kilet e tepërta. Për këtë shkak, për t’i ndihmuar mëlçisë suaj, duhet që të mos pini alkool dhe të mos merrni yndyra të ngopura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat