Dieta më e shpejtë dhe efektive detoks, plani 3-ditor i pastrimit të organizmit nga sheqeri - Bota Sot
Dieta më e shpejtë dhe efektive detoks, plani 3-ditor i pastrimit të organizmit nga sheqeri

Dieta

Dieta më e shpejtë dhe efektive detoks, plani 3-ditor i pastrimit të organizmit nga sheqeri

Më: 4 janar 2020 Në ora: 07:56
Ilustrim

Sezonit të festave i erdhi fundi, por për t’u pastruar "nga mëkatet" e ëmbla na duhet pak kohë ! Edhe nëse nuk jeni fans i të ëmblave, këtë periudhë e keni thuajse të pamundur t’i thoni jo sheqerit !

Por sa më shumë sheqer që hani, aq më shumë trupi juaj do ta kërkojë këtë të fundit, e kështu shpjegohet dëshira e çmendur për të mbaruar sa më shpejt atë tavën e bakllavasë apo kadaifit. Për të mos shkaktuar më shumë dëme në organizëm (sepse dihet që sheqeri njihet si helmi i bardhë) ndiqni këtë plan 3-ditor që ju ndihmon të pastroni trupin dhe t’i riktheheni normalitetit.

Dita 1

Mëngjesi: Hani 1 filxhan tërshërë ku të keni shtuar disa fara, fruta të freskëta apo të thata.

Dreka: Një racion gjoks pule të shoqëruar me perime zgare apo një sallatë të bollshme

Darka: Hani peshk të pjekur dhe një tas me perime të ziera.

Dita 2

Mëngjesi: 2 vezë të rrahura apo të ziera dhe një grusht fruta të thata

Dreka: Perime në furrë si kungull, speca të verdha dhe speca të kuq me pak salcë limoni, uthull dhe trumzë, ose një sallatë me jeshillëqe

Darka: Supë me perime dhe lëng mishi dhe perime të ziera

Dita 3

Mëngjesi: Hani 1 filxhan me me farëra, manaferra ose bajame dhe një omëletë të bërë nga 3 vezë

Dreka: Mish të bardhë pule shoqëruar me perime furre si karota, patate apo kungull

Darka: Supë kërpudhe me hudhra, selino, trumzë, karrota

Ajo që pini është po aq e rëndësishme sa ajo që hani. Pirja e ujit gjatë gjithë ditës ju mban të hidratuar dhe i lejon trupit tuaj të funksionojë siç duhet. Zëvendësoni pijet e gazuara, ato energjike apo lëngjet me sheqer me pije detox për të ndihmuar pastrimin e metabolizmit tuaj!

Pini çaj jeshil ose ndonjë çaj natyral bimor deri në 3 herë në ditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat