Dieta pas festave, sekreti qëndron tek kivi dhe portokalli - Bota Sot
Dieta pas festave, sekreti qëndron tek kivi dhe portokalli

Dieta

Dieta pas festave, sekreti qëndron tek kivi dhe portokalli

Më: 8 janar 2020 Në ora: 18:27
Ilustrim

Dieta detox pas festave, sekreti i saj fshihet tek frutat dhe në veçanti në pijen detoksifikuese të kivit dhe portokallit. Për të rikuperuar formën fizike, është e nevojshme të përqendroheni tek frutat, perimet, çajrat bimorë detoksifikues, qumështi dhe kanella.

Cilat janë ushqimet detox?

Ushqimet detox janë ato të pasura me ujë, fibra, vitamina, minerale dhe antioksidantë, pra fruta dhe perime, para së gjithash.

Cilat janë ushqimet intoksikuese?

Ushqimet intoksikuese, helmojnë trupin, janë ato që përmbajnë proteina shtazore, yndyrna të këqija dhe kolesterol. Me fjalë të tjera, ushqimi i shpejtë, siç janë hamburgerët, ushqimet e skuqura, salcat etj., produktet e përpunuara dhe të paketuara, kafeja dhe pijet alkoolike.

Dieta dy-ditore

Për pastrimin e trupit nga toksinat mjafton që të ndiqet një dietë dy ditore detoksifikuese me bazë frutat, agrumet dhe në veçanti grejpfrut. Ju mund të hani një kilogram e gjysmë në ditë duke zgjedhur midis llojeve të ndryshme: portokall, mandarina, mollë, kivi dhe duhet të pini shumë për të vënë në lëvizje metabolizmin.

Ky është një regjim diuretik, i cili lejon të heqësh qafe mbeturinat. Alternativat për drekë dhe darkë janë perime të ziera për dy ditë pa shtesa të tjera, në veçanti çikore, pasi është shumë e dobishme për kullimin dhe ushqimin e baktereve të mira të zorrëve, falë pranisë së inulinit.

Konsumi i frutave për mëngjes dhe perimeve (me ose pa fruta) për drekë dhe darkë funksionon shumë mirë. Gjithçka që ju nevojitet është një çaj bimor i bërë me copëza angjinare, gjethet e jashtme të angjinares dhe gjembaç. Përgatitet duke zier 40 gramë të këtyre përbërësve në gjysmë litër ujë. Lëngu që përftohet është i këndshëm dhe i freskët. Dhe pasi të pihet, e ndihmon mëlçinë të prodhojë më shumë lëng biliar që zbrazet plotësisht në zorrë. Ky ilaç ka aftësinë për të ulur shpejt kolesterolin e keq.

Një pije shumë e dobishme, e aftë të kundërveprojë me efektet e sheqerit të tepërt, përgatitet duke zier 10 gramë kanellë dhe 5 karafil në një filxhan qumësht për 10 ose 20 sekonda: me një filxhan në mëngjes dhe një në pasdite niveli i sheqerit në gjak bie ndjeshëm dhe është një pije shumë e këndshme.

Ndërsa një çaj bimor diuretik dhe hollues i butë përgatitet duke zierë në ujë lëvozhgat e portokallit dhe limonit, më pas lihen që të pushojnë për disa minuta. Është e rëndësishme të përdorni portokall, lëkura e të cilëve mund të hahet. Më në fund, një çaj bimor i aftë për të qetësuar stomakun dhe zorrët është një anti-inflamator i mirë natyror që nuk ka kundërindikacione. Gjithashtu është i dobishëm për dëmtimet e gojës dhe për inflamacionin e fytit dhe faringut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat