Dieta e “Gjyshes”: Isha 80 kg kur e nisa, humba 10 kg

Dieta

Dieta e “Gjyshes”: Isha 80 kg kur e nisa, humba 10 kg

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Pas një periudhe të gjatë karantine, ku secilit prej nesh na u desh të rrimë mbyllur në shtëpi dhe e vetmja gjë argëtuese që mund të bënim ishte të konsumonim ushqim. Tani ka ardhur koha që seriozisht të merreni me trupin tuaj.

Ardhja e stinës së verës kërkon që të keni një trup sa më elegant, pasi moti i nxehtë do t’ju rëndojë shumë në ato kilet e tepërta që ju janë krijuar, ndaj dhe gjithkush prej nesh kërkon të bjerë në peshë sa më parë.

Dieta e “Gjyshes”: Isha 80 kg kur e nisa, humba 10 kg

Pas një periudhe të gjatë karantine, ku secilit prej nesh na u desh të rrimë mbyllur në shtëpi dhe e vetmja gjë argëtuese që mund të bënim ishte të konsumonim ushqim. Tani ka ardhur koha që seriozisht të merreni me trupin tuaj.

Ardhja e stinës së verës kërkon që të keni një trup sa më elegant, pasi moti i nxehtë do t’ju rëndojë shumë në ato kilet e tepërta që ju janë krijuar, ndaj dhe gjithkush prej nesh kërkon të bjerë në peshë sa më parë.

Gjatë kësaj kohe, duke konsumuar ushqim pa masë dhe më së shumti prej stresit të krijuar, trupi ynë ka akumuluar toksina dhe lëngje të tepërta, të cilat kthehen në yndyrë të keqe dhe nuk vlen aspak.

Ndaj dhe është shumë e këshillueshme që t’i kushtoni një vëmendje të veçantë trupit tuaj tani që t’i riktheni sërish linjat e mëparshme.

Në këtë artikull do t’ju propozojmë një nga dietat më të mira dhe më efikase për të hequr njëherë e mirë atë dhjamin e tepërt.

Ne e kemi cilësuar si dieta e “Gjysheve” dhe jo më kot kjo dietë pastron trupin nga toksinat, përmirëson sistemin tretës, parandalon alergjinë, rënien e flokëve etj.

Ja për çfarë bëhet fjalë kur flasim për dietën e “Gjysheve”:

ZGJIMI:
Niseni ditën me një gotë ujë të vakët, ku keni shtuar paraprakisht një lugë gjelle uthull molle dhe një majë lugë çaji me sodë buke.

Përziejeni mirë derisa soda e bukës të tretet, dhe më pas pijeni. Pasi të kenë kaluar 45 minuta mund të hani mëngjes.

MËNGJESI:
Mëngjesi është një ndër vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi është i pari që ushqen organizmin me energji të reja pas filtrimit të toksinave gjatë gjumit.

Për fat të keq, është edhe vakti më i nënvlerësuar pasi të shumtë janë ata që nuk e konsumojnë. Gjatë kësaj diete 2-javore, mëngjesi do të përfshijë vetëm lëngje të pastra për organizmin tuaj, si për shembull lëng i freskët me mollë jeshile, dardhë, gjethe spinaqi.

Është në dorën tuaj të zgjidhni sasinë e përbërësve të mësipërm, madje sa më shumë të shtoni aq më mirë është. Këtë lëng mund ta pini deri para drekës.

DREKA:
Gjatë drekës këshillohet të keni sa më shumë kujdes, përsa i përket përdorimit të kripës dhe vajit të ullirit. Në të vërtetë dieta e “Gjysheve” që zgjat afro 15 ditë, nënkupton eliminimin e tre helmeve të bardha si: sheqeri, kripa dhe mielli, por ju mund t’i përdorni në sasi thuajse minimale.

Nuk duhet të mungojë kurrsesi sallata me gjethet jeshile, si sallata jeshile, spinaqi, selinoja, rukola, sallata valeriana, qepët e njoma, brokoli etj.

Pas sallatës, mund të hani një supë kremoze me perime, mish pule të zier ose të gatuar në avull, fileto të gjelit të detit ose peshk. Kujdes me porcionin, nuk duhet të jetë kurrsesi mbi 150 gr.

VAKTI PAS DREKËS:
Nga dreka deri në darkë, mund t’i lejoni vetes një vakt të ndërmjetëm ku lejohet konsumimi i frutave të thata si bajamet, lajthitë apo stikat.

Nuk mund të hani më shumë se 10 kokrra në total. Nëse ju ka tepruar pak nga lëngu i mëngjesit, mund ta pini.

DARKA:
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që darka është vakti i ”mëkatit”, pasi e lëshojmë veten dhe hamë gjithmonë e më shumë. Gjatë darkës këshillohet të hani 2 mollë jeshile, një gotë me kos me 0% yndyrë, shoqëruar me pak djathë ose gjizë.

SHËNIM PËR T’U MBAJTUR MEND:
Regjimi i mësipërm duhet ndjekur dy herë në vit dhe duhet të zgjasë plot 15 ditë.

Mjekët nutricionistë këshillojnë që dietën e “Gjyshes” ta mbani një herë në muajin shkurt dhe një herë në periudhën gjatë muajve maj-qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat