Përmirësoni metabolizmin tuaj me këto tri këshilla nga ekspertët

Dieta

Përmirësoni metabolizmin tuaj me këto tri këshilla nga ekspertët

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Metabolizmi është një proces shumë i rëndësishëm, i cili siguron që të gjitha qelizat të marrin energjinë dhe materiet e duhura kimike. Një meabolizëm i ngadaltë mund të çojë në joefikasitet të këtyre reaksioneve dhe në probleme shëndetësore.

Ekspertët kanë vequar 3 mënyra, me anë të së cilave ju mund ta përshpejtoni metabolizmin si dhe mund të humbni peshe.

Këshilla e parë është të përfshini më shumë proteina në dietën tuaj. Konsumimi i proteinave e rrit normën metabolike për 15 deri në 30%. Hulumtimet kanë treguar që kjo vlerë është shumë më e madhe se ajo e karbohidrateve dhe yndyrnave. Kjo do të thotë, që trupi bën më shumë përpjekje për tretjen e proteinave ne krahasim me karbohidratet dhe yndyrnat. Sipas ekspertëve, nëse konsumoni shumë proteina, në një far mënyrë e bëni trupin tuaj të stërvitet.

Këshilla e dytë është të qëndroni të hidratuar vazhdimisht, duke pirë ujë, kafe dhe çaj të gjelbër. Përmbajtja e kafeinës në kafe dhe çaj rrit metabolizmin. Gjithsesi, pirja e tepërt e këtyre dy pijeve nuk preferohet, sepse mund të ketë efekte negative për oganizmin.

Këshilla e fundit por jo më pak e rëndësishme janë stërvitjet HIIT, apo stërvitjet me intensitet të lartë. Këto ushtrime përfshijnë kardio, e cila ju garanton një humbje të kalorive dhe dhjamit. Për më tepër, është gjetur se këto ushtrime rrisin shpejtësinë e metabolizmit. Koha më e mirë për këto ushtrime është në mëngjes.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat