Një dietë për çdo moshë! Ç’duhet të konsumojmë në bazë të grupmoshës!

Dieta

Një dietë për çdo moshë! Ç’duhet të konsumojmë në bazë të grupmoshës!

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 13:07
Ilustrim

Sa i përket të ushqyerit, duhet të dimë se femrat e kanë të domosdoshme të bëjnë ndryshime te dieta bazuar te mosha e tyre. Me kalimin e kohës, trupi ndryshon e njëkohësisht edhe domosdoshmëritë e ushqimit.

Gratë dhe vajzat nuk duhet të harrojnë se për një dietë që do i bëjë të jenë të shëndetshme dhe në formë, duhet të marrin në konsideratë grupmoshën të cilës i takojnë. Kjo për shkak të ndryshimit të nevojave metabolike dhe hormonale. Ja disa këshilla për një dietë që funksionon për gratë sipas moshës˸

Nga 20 deri në 30 vjeç˸

Kalciumi është një lëndë ushqyese e rëndësishme në këtë moshë, sepse kockat arrijnë kulmin e zhvillimit. Për kocka të shëndetshme konsumoni nënproduktet e qumështit, vaj farash, arra dhe miksime perimesh. Ju duhet edhe hekur, sepse kështu do të parandaloni aneminë dhe problemet me muskujt. Ushqimet e pasura me zink (kërpudhat, bizelet, frutat e detit, bajamet) dhe me magnez (drithërat integrale, bizele, kakao e hidhur) ndihmojnë sistemin imunitar, parandalimin e akneve dhe lehësojnë përiudhën para ciklit.

Nga 30 deri në 40 vjeç˸

Kjo është një fazë stresuese, që mund tʽju shtyjë të mos hani shëndetshëm, ta teproni me sheqerin, alkoolin dhe kafen. Konsumimi i ushqimit të pasur me antioksidantë është e rëndësishme, si manaferrat, perimet jeshile, ju ndihmon në fazat e para të plakjes së lëkurës. Gjithashtu, pini çaj jeshil, një pije shumë e shëndetshme.

Dieta e para ̶ menopauzës˸

Në këtë periudhë gratë duhet të konsumojnë produkte me antioksidantë, të shtojnë në dietë vitaminën E që gjendet te bajamet, e verdha e vezës, vaji i ullirit. Këto ushqime ndihmojnë edhe lëkurën, që të jetë e freskët dhe me sa më pak rrudha. Hani luleshtrydhe, qitro dhe karrota, që janë të pasura me vitaminë C, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit që ndihmon edhe për rrudhat.

 Dieta gjatë menopauzës˸ 

Është një moment i rëndësishëm në jetën e një gruaje. Shoqërohet me disa shqetësime, si momente nxehtësie, vështirësi për të fjetur, ndyshime peshe dhe hormonale. Dieta juaj duhet të jetë e pasur me perime që shtojnë estrogjenin, si bizelet, fasulet, qiqra, thjerrëza dhe soje. Nëse nuk dëshironi të shtoni peshë, atëherë reduktoni karbohidratet dhe zëvendësojini me produkte integrale, perime, etj. Për të mos pasur problem me osteoporozën, konsumoni produkte me kalcium (kos, qumësht) dhe sa më pak djathë me yndyrë. Shmangni sa më shumë verën, birrën dhe pijet me shumë sheqer.

 Dieta pas moshës 60 vjeç˸

Në këtë moment të jetës, trupi i një gruaje ndryshon shumë; rritet pesha dhe bie metabolizmi. Është në dorën tuaj që jo vetëm të kontrolloni vaktet, por edhe të kujdeseni për produktet që konsumoni. Mund të konsumoni sasi të pakta brumërash, perime të gatuara në çdo vakt dhe 2 deri në 3 fruta gjatë ditës. Mos harroni drithërat, peshkun, mishin e bardhë, vezët. Të kufizoni alkoolin, kripërat dhe ushqimet e paketuara.

Këshilla për të gjitha grupmoshat˸

Ekspozohuni në diell në oraret e përshtatshme, për të marrë vitaminën D, që është një ndihmues i sistemit imunitar. Përpiquni të merreni me një aktivitet fizik për të paktën 30 minuta gjatë ditës, sepse ju ndihmon të mbani në formë muskujt dhe metabolizmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat