Ëmbëltuesit artificialë mund t'ju ndihmojnë në dieta, por duhet të keni parasysh këto gjëra

Dieta

Ëmbëltuesit artificialë mund t'ju ndihmojnë në dieta, por duhet të keni parasysh këto gjëra

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 06:35
Ilustrim

Për mos të kaluar kufijtë e përdorimit të sheqerit gjatë ditës rekomandohen jo më shumë se 6 lugë çaji për gratë dhe fëmijët, si dhe deri në 9 lugë çaji për burrat. Kalimi i këtyre kufijve lidhet me probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin, çrregullimet e humorit, problemet e peshës, si dhe forma të ndryshme të kancerit.

Ëmbëltuesit artificialë

Ëmbëltuesit artificialë përdoren shpesh për të zëvendësuar sheqerin. Këta zëvendësues të sheqerit nuk përmbajnë karbohidrate, kështu që nuk kanë ndikim në nivelet e sheqerit në gjak. Gjithashtu, mund të gjeni embëltues artificialë pa kalori, kjo mund t'ju ndihmojë të menaxhoni peshën tuaj. Këto ishin lajmet e mira, por ëmbëltuesit artificialë mund të japin pasoja të tjera. Për shembull, studimet thonë se sukraloza (e cila përdoret shumë në pijet e gazuara) mund të dëmtojë metabolizmin e glukozës. Këta lloj ëmbëltuesish mund të sjellin edhe goditje në tru, sëmundje të zemrës dhe ndonjë shkak për vdekje të parakohshme.

Duket si një mundësi e mirë për të ndihmuar njerëzit të zvogëlojnë sasinë e kalorive që ata konsumojnë. Por në trup, ëmbëltuesit artificialë mund të kenë efekte anësore më të këqja se sheqeri.

Për shembull, kur pini një sodë diete me sheqer dietik, ju aktivizioni receptorët e shijes ashtu siç bën sheqeri dhe kjo nga ana tjetër stimulon oreksin dhe nxit trupin për lirimin e një numri të hormoneve. Një nga këto hormone është insulina, e cila është prodhuar për të hequr fluksin e parashikuar të glukozës nga gjaku. Megjithatë, për shkak se sheqeri diabetik nuk ka ndonjë glukozë aktuale në të, insulina përfundon duke hequr çfarëdo sheqeri në gjak, duke shkaktuar më tej rritjen e oreksit për ëmbëlsira dhe ushqim.

Qëndroni tek sheqernat natyrale

Sheqernat natyrorë gjenden tek fruktoza e frutave dhe tek laktoza e bulmeteve. Kur jeni duke mbajtur një dietë për eliminimin e sheqerit, nuk duhet të shqetësoheni fare për sheqerin natyral. Këto janë llojet e sheqernave që trupi ynë është krijuar për t'i ngrënë. Tani që vazhdimisht hamë ushqime të paketuara, po konsumojmë një sasi alarmante të sheqerit të shtuar. Mbani parasysh se çdo gjë e tepërt është e dëmshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat