Stresi mund të mbahet nën kontroll me një dietë të thjeshtë ushqimore!

Dieta

Stresi mund të mbahet nën kontroll me një dietë të thjeshtë ushqimore!

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Stresi ditor mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Por stresi është një problem i zakonshëm me të cilin të gjithë përballemi në një moment të jetës sonë.

Ka shumë faktorë që sjellin stresin siç janë faktorët e jashtëm si puna ose përgjegjësitë familjare etj, por gjithashtu mënyra si ushqehemi, sistemi i tretjes janë ndikime të brendshme të stresit.

Lajmi i mirë është se ka shumë ndryshime të thjeshta jetese që mund të bëjmë për të na ndihmuar të menaxhojmë nivelet e stresit.
Një nga faktorët përmirësues të stresit është dieta ushqimore. Një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme është thelbësore për të ndihmuar trupin tonë për të menaxhuar ndryshimet fiziologjike të shkaktuara nga stresi.

Një dietë e mirë ushqimore do të ishte:

1.Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
2.Mos e shmangni asnjëherë mëngjesin (reduktoni sheqerin).
3.Sa më shumë proteina (mish, vezë, fruta të thata, fasule etj).
4.Krijoni një orar të rregullt ushqyerje.
5. Shmangni ushqimet shumë të rafinuara si buka e bardhë, makaronat, çokollata, biskotat, ëmbëlsirat ose ushqimet me sheqerna të shtuar.
6.Alkooli i tepërt mund të shkaktojë gjithashtu rritjen e sheqerit në gjak.
7.Kafeina nuk është aleati i duhur i trupit.
8.Vitamina C duhet të bëhët pjesë e vakteve tuaja të përditshme.
9.Magnezi është varfëruar në mënyrë dramatike në kohë stresi dhe simptomat e mungesës shpesh përfshijnë lodhjen, ankthin, pagjumësinë dhe predispozimin ndaj stresit. Përfshini shumë perime me gjethe jeshile, integralet, arrat dhe farat për të furnizuar trupin me magnez.
10.Vitamina B është gjithashtu një faktor ndihmues i trupit ndaj përballjes me stresin.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat