Dietë mesdhetare në vend të “detoksit” më strikt

Dieta

Dietë mesdhetare në vend të “detoksit” më strikt

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 13:58
Foto ilustrim

Ekzistojnë regjime ushqimore të cilat thonë se një dietë me lëngje frutash e ushqime specifike ka aftësi të “detoksifikojë” trupin.

Produktet “detoks” pretendojnë se ndihmojnë në balancimin e nje stili jetese të ngarkuar, duke hequr toksinat e grumbulluara në trup.

Pike se pari, duhet thënë se trupi i njeriut ka evoluar në mënyrë të atille qe substanca të panevojshme t’i largoj vetë sa me shpejt nga trupi; kryesisht nëpërmjet melçisë, veshkave dhe zorrës se trashe. Nga ana tjetër, këto dieta e produkte nuk specifikojnë asnjehere se cilat “toksina” po shenjestrohen nga konsumi i tyre.

Nëse “detoksi” që keni ndërmend të bëni përbëhet nga një konsum i lartë i lëngjeve të frutave, do të ishit duke konsumuar një sasi të lartë sheqernash. Ndërkohë, nëse konsumohen vetëm produkte/ushqime të caktuara për t’u detoksifikuar, atëherë mund të jeni duke i privuar vetes lende ushqyese të vyera nga grupe të tëra ushqimore.

Duke qenë se largimi i substancave të panevojshme behet nga vetë trupi, ajo çka mund të bëni është të ndihmoni trupin të kryejë këto procese në mënyrë optimale, duke ndjekur një regjim ushqimor të shëndetshëm e të balancuar, si dieta mesdhetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat