Këshillat më të çmendura për dobësim

Dieta

Këshillat më të çmendura për dobësim

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 22:27
Ilustrim

Edhe pse kanë qëllimin e mirë, këshillat për dobësim nuk janë gjithmonë të mira dhe shpesh çojnë deri te efekti i padëshiruar jo-jo.

Ushqimi i shëndetshëm, sporti dhe sasia e mjaftueshme e ujit të zakonshëm janë këshillat më të shpeshta me të cilat takohemi në artikujt për dieta dhe dobësim. Rruga deri tek linja e dobët është e gjatë dhe kërkon shumë durim dhe heqje dorë nga ushqimet. Megjithatë, nëpër botë janë përhapur dhe këshillat alternative të cilat premtojnë rezultate “brenda natës”. Ja çfarë bëjnë njerëzit për të humbur kilogramë:

Vanilja në vend të çokollatës. – Modelet na këshillojnë që çdo herë kur na kap dëshira për ëmbël të marrim erë vaniljen. Pra, në vend të çokollatës me vete të keni gjithmonë një shishe të vockël me ekstrakt të vaniljes.

Madhësia e pjatës. – Thuhet që hamë më pak nëse shmangim pjatat e mëdha. Dieta sonoma, për shembull, lejon diametrin maksimal të pjatës për drekë dhe darkë prej 23 centimetrash. Prapa këshillës qëndron logjika që në enë më të vogël mund të vendosim më pak ushqim, edhe pse përmbajta është më e rëndësishme se sasia. Hamburgeri i dyfishtë me majonezë dhe djathë qëndron edhe në pjatë të vogël!

Hudhra. – Afrikanët kanë sajuar çaj natyral kundër trashjes i cili përbëhet nga sasitë e mëdha të hudhrës dhe një sasi më e vogël e xhenxhefilit. Çaji rrit temperaturën trupore, për ç’arsye vjen deri te djegia e sforcuar e kalorive.

Uthulla e mollës. – Histeria rreth uthullës së mollës si mjet çudibërës për dobësim ngadalë është duke u qetësuar. Megjithatë, ende ekzistojnë pohimet që një gotë me ujë me uthull molle në mëngjes zgjidh problemin e trashjes, edhe pse nuk ka dëshmi konkrete. Kompanitë ndërkohë fitojnë nga shitja e tabletave nga uthulla e mollës.

Kafja dhe duhani. – Duhanpirësit pohojnë që duhani redukton apetitin dhe që me ndërprerjen e tyre do të fillonin të hanin më shumë. Kur përcaktohen për dietë, një kombinim fitues e shohin në konsumimin e sforcuar të kafes dhe cigareve. Metoda nuk është e mirë, e as e shëndetshme.

Laksativët. – Marrja me vetiniciativë e laksativëve për t’u dobësuar është e papërgjegjshme dhe e rrezikshme. Edhe pse vjen deri te zbrazja e zorrëve, nga organizmi njëkohësisht dalin edhe materiet e nevojshme për trupin si mineralet dhe elektrolitet. Abuzimi me laksativë mund të prishë balancën e metabolizmit dhe të çojë deri te sulmet më të shpeshta të urisë dhe problemet me tretje.

Copat e akullit. – Metodë e cila nuk dëmton, por nga e cila nuk mund të priten rezultate të mëdha. Thithja e kubëzave të akullit redukton temperaturën trupore dhe për nxehje të sërishme trupit përdor energji shtesë, për ç’arsye vjen deri shpenzimi i sforcuar i kalorive.

Pastrimi i dhëmbëve. – Pastrimi i dhëmbëve në vend të delikatesave dhe ëmbëlsirave është dyfish më efikas, sepse vepron pozitivisht në dhëmbë dhe vitalitet. Frymëmarrja e freskët me të vërtetë redukton dëshirën për çokollatë ose çips, por problemi është që ndjenja zgjat më së shumti gjysmë ore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat