Të gjithë kemi nevojë të pastrohemi dhe të gjithë mund të përfitojmë nga pastrimi. Po pse detox? Në ditët tona, stili i jetës së pashëndetshme mund të jetë burim i shumë problemeve shëndetësore.
Për shumë arsye, trupi grumbullon toksina, me gjithë luftën e organizmit për t’i eliminuar.
Grumbullimi i toksinave mund të vijë si pasojë e tretjes së dobët, mungesës së vitaminave dhe mineraleve kryesore, të cilat mund të çojnë më tej në probleme më serioze.
Sidomos pas ditëve të festave, kur nuk e ke kontrolluar veten për sasinë, por edhe cilësinë e ushqimeve që ke ngrënë, një recetë detox është dhurata më e mirë që mund t'i bësh vetes. Por a i njeh përfitimet e detoksifikimit? Nuk është asnjëherë vonë për ta filluar.