Dieta e re mesdhetare, një nga më të mirat në botë për shëndetin

Dieta

Dieta e re mesdhetare, një nga më të mirat në botë për shëndetin

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Dieta Mesdhetare është zgjedhur për disa vite me rradhë si një ndër dietat më të shëndetshme në botë. Kjo pasi përmban sasitë e duhura të proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave. Në një dietë të zakonshme mesdhetare do të gjeni shumë vaj ulliri, bulmet, peshk dhe fruta e perime.

Të cilat ju ndihmojnë të keni një trup të shëndetshëm dhe japin shumë vitamina. Por së fundëmi ekspertët sugjerojnë një lloj të ri “Diete Mesdhetare” e cila ka bazë më të madhe perimesh apo gjethesh jeshile Kjo konsiderohet si më e shëndetshme dhe më e lehtë për të humbur peshën e tepërt.

Çfarë duhet të dini?
Personat që i marrin proteinat duke konsumuar barishte kanë më pak probleme kardiovaskulare. Për këtë arsye dieta e re mesdhetare duhet ta përmbajë në sasi të mëdha këtë product. Ekspertët rekomanrojnë eleminimin e mishit të kuq nga dieta juaj dhe konsumimin e më shumë perimeve që përmbajnë proteina.

Pra pak a shumë një dietë Mesdhetare vegjetariane përfshin të gjithë ushqimet përveç mishit të kuq. Këtu futen edhe sallamet apo lloje të tjera të përpunuara të mishit, nëse preferoni mund t’i zëvendësoni me peshk ose mish të bardhë. E rëndësishme është që të keni një bazë të mirë perimesh e gjethesh jeshile të cilat ju dhruojnë shumë proteina.

Çfarë duhet të konsumoni?
Nuk ka nevojë të mendoni shumë për vaktet tuaja, mjafton që ato të jenë të shëndetshme. Në një ditë mund të përfshini shumë bishtajorë, perime, arrorë, çajra dhe drithra të plota. Fasulet dhe thjerrëzat ajë nga burimet më të mira të proteinës që nuk vjen nga kafshët gjithashtu edhe arrat apo alga spirulina që mund ta gjeni në formën e pluhurit. Në këtë mënyrë do të mund të humbisni peshë më shpejt dhe të mbani një organizëm të shëndetshëm në çdo kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat