Ju mund ta zgjasni jetëgjatësinë tuaj me 13 vjet, zbuloni si

Dieta

Ju mund ta zgjasni jetëgjatësinë tuaj me 13 vjet, zbuloni si

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 20:53
Ilustrim

Ndryshimi i dietës tuaj mund të rrisë jetëgjatësisë me 13 vite, sipas një studimi.

Studimi krijoi një model të asaj që mund të ndodhë me jetëgjatësinë e një burri ose një gruaje nëse ata zëvendësojnë një “dietë tipike perëndimore” të fokusuar në mishin e kuq dhe ushqimet e përpunuara me një dietë të fokusuar në ngrënien më pak mishit të kuq dhe të përpunuar dhe më shumë fruta dhe perime, bishtajore, drithëra dhe arra.

Nëse një femër fillon të ndryshojë dietën në moshën 20-vjeçare, jetëgjatësia e tyre do të rritet me më shumë se 10 vite, sipas studimit të botuar të martën në revistën PLOS Medicine. Ndërsa jetëgjatësia e një burri do të rritet me 13 vite nëse ai ndryshon dietën.

Një dietë më e shëndetshme  mund të zgjasë jetën e të moshuarve, sipas studimit. Duke filluar në moshën 60 vjeç, një grua mund të rrisë jetëgjatësinë e saj me tetë vite, ndërsa meshkujt me 9 vite.

Një dietë me bazë bimore është efektive edhe 80-vjeçarët, sipas studimit: Jetëgjatësia e burrave dhe grave mund rritet me 3.5 vite për shkak të ndryshimit të dietës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat