A hani shumë bukë?

Dieta

A hani shumë bukë?

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 13:12
Ilustrim

Buka është një pjesë kyçe e dietës mesdhetare, është e disponueshme në shumë versione dhe thuajse nuk i mungon asnjëherë tryezës familjare, pasi shkon me të gjitha ushqimet dhe të gjitha shijet.

Vlera e saj ushqyese është e pamohueshme. Ajo e mbush trupin me elementë thelbësorë, si fibra, vitamina B, proteina dhe hekur, të cilat kontribuojnë në funksionimin e duhur të tij.

Pavarësisht vetive të dobishme, ajo i përket kategorisë së ushqimeve që janë fajësuar për shtimin në peshë dhe kjo ndikon në kufizimin e konsumit të tij nga personat që përpiqen të mbajnë një figurë të hijshme.

Nëse jeni në të njëjtën fazë, ne kemi gjetur sekretin që përmbys gjithçka që keni ditur deri më tani.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “European Journal Of Clinical Nutrition”, ekziston një mënyrë e zgjuar për të ngrënë bukë, pa e ngarkuar veten me kalori të panevojshme dhe pa shtuar peshë, përderisa e vendosni në frigorifer, e nxirrni dhe më pas e piqni.

Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit punuan në një kampion me dhjetë të rritur të shëndetshëm, të cilët shijuan bukën e bardhë, e cila ishte ftohur dhe shkrirë, dhe më pas ishte pjekur.

Studiuesit shikuan nivelet e sheqerit në gjak përpara se pjesëmarrësit të hanin bukën, por edhe 15, 30, 45, 60, 90 dhe 120 minuta pas ngrënies së saj.

Kështu ata arritën në përfundimin se pjekja e bukës pas ftohjes dhe shkrirjes, minimizon në maksimum sheqerin në gjak.

Gjithçka që duhet të bëni është të ngrini, shkrini dhe më pas të piqni fetat e bukës para se të hyjë në pjatën tuaj, pasi kjo zvogëlon ndikimin e saj në nivelet e sheqerit në gjak duke ulur indeksin glicemik, i cili nga ana tjetër e pengon trupin të ruajë kaloritë në formën e yndyrë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat