Vera po afron, ja si të rikthejmë trupin në formë

Dieta

Vera po afron, ja si të rikthejmë trupin në formë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 20:22
Ilustrim

Shumë pranë ardhjes së verës, një gjë që na preokupon padiskutim është pesha.

Kilet e marra në dimër, heqja e tyre janë shpesh herë problem sidomos kur nuk kryejmë aktivitet sportiv.

Pikërisht për të folur më shumë në lidhje me këto, si dhe çfarë duhet të konsumojmë, e mbi të gjitha si të rikthehemi në formë në mënyrë të shëndetshme pa kosto në organizëm, ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin e pasdites “Jeto me orën” në RTV ora dietologia Jola Kaci.

Dietologia u shpreh në studio se njerëzit shpesh herë ‘gabojnë’ duke mos marrë ushqimet e nevojshme duke mbajtur dietë.

“E theksoj shpesh që duhet të marrim të gjitha produktet nga piramida ushqimore. Sepse, shpesh herë e dëgjojmë që njerëzit, ata që mbajnë dieta ushqimore, që nuk duhet të konsumojmë brumërat, yndyrat, etj. Kjo padyshim që është e gabuar, pasi trupi dhe organizmi ynë ka nevojë për të gjitha ushqimet, normalisht që në sasinë dhe normën e duhur”, u shpreh Kaci.

Më tej ajo theksoi se mëngjesi është një ndër vaktet e ushqimit më të rëndësishmet në një ditë.

“Të ushqehesh shëndetshëm do të thotë të bësh pazare sipas stinës, pra në këtë sezon unë do të sugjeroja perimet e freskëta, sallatën jeshile, etj”.

Mëngjesi është një ndër vaktet më të shëndetshme, pasi siç e dimë duhet energji për gjatë ditës. Një ndër përgjigjet që marrë më shumë nga njerëzit është se mëngjesin e kalojnë si vakt, qoftë dhe vetëm me një kafe. Por, kjo është shumë e gabuar.

“Normalisht që edhe aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm, për të pasur një trup në formë dhe energjikë. Nuk ka rëndësi se me çfarë sporti merren, port ë bëjnë një aktivitet”, tha ndër të tjera ajo.

Përsa i përket moshës dhe pyetjeve që merr më shumë përsa u përket dietave ajo u shpreh se trupi ynë reagon ndryshe ndaj dietve dhe ushqimeve në varësi të organizmit.

“Janë moshat 16-17 e 18 vjeçe të cilat më bëjnë shpesh herë pyetje për pjesë të ndryshme të trupit, qoftë për të fituar peshë apo për të hequr. Por, ne harrojmë që jemi individ të ndryshëm edhe trupi ynë reagon ndryshe ndaj dietave dhe ushqimeve të ndryshme, pasi kemi organizëm të ndryshëm”, përfundoi Kaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat